E mërkurë, 30 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

PD nuk njeh zgjedhjet në Universitete: Paguajmë stazhin për 10 mijë studentë

Lideri demokrat i cilësoi zgjedhjet në universitete një proces fiktiv.

Basha premtoi se kur PD të vijë në pushtet do të investojë gjysmën e fondit të paketës për universitetin për të paguar stazhin e 10 mijë studentëve çdo vit.

Reklamë

Sa iu përket studentëve që vijnë nga familje me pamundësi ekonomike, kryedemokrati u shpre se do t’iu mbulohet tarifa e shkollimit.

“Me 76 milion euro që u ka dhënë inceneratorëve, mbulohen tarifat e të gjithë studentëve. Ne do të investojmë gjysmën e fondit të paketës për universitetin për të paguar stazhin e 10 mijë studentëve çdo vit. Ne do t’i lëmë universitetet të vetëqeverisen në mënyrë autonome. Problemi kryesor i arsimit sot është rënia në pikjadë e cilësisë nga politikat e mbrapshta arsimore. Në arsim do të financojnë më të aftët dhe do të rikthejmë në vend më të aftët. Në vitin e parë të qeverisë, 10 mijë studentë do ta kenë stazhin të paguar. Arsimi universitar kryeprojekti që nxjerr vendin nga kjo krizë. Partia Demokratike me ekipin më të mirë në vend për teknologjinë e informacionit dhe arsimin.”

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë