Subscribe

Partia Demokratike nuk do te regjistrohet per zgjedhjet e 13 tetorit te dekretuara nga presidenti i republikës Ilir Meta si momenti i betejës per pushtetin vendor. Nënkryetari Edi Paloka shpjegon se 13 tetori është data kushtetuese per zhvillimin e zgjedhjeve lokale, por edhe pse PD e njeh dekretin e Metës, ajo nuk do te marre pjese.

 

 Për ne dekreti i presidentit është i detyrueshëm për t’u zbatuar nga institucionet, pjesëmarrja apo jo e PD lidhet me rrethana te tjera. Për ne nuk është e rëndësishme data e zgjedhjeve, per ne te rëndësishme janë standardet.

 

Dhe kur flitet per standarde te zgjedhjeve, PD ka kusht te panegociueshem largimin e Edi Rames nga posti i kryeministrit.

 

Pozicioni i PD nuk ka ndryshuar ne asgjë, dhe as i opozitës ne përgjithësi. Sot kërkesa per largimin e Edi Rames nuk është me vetëm e PD dhe e opozitës, jane mbi 85% e shqiptareve qe kërkojnë largimin e Rames. Rama si kryeministër nuk mund te ulet ne tavoline me PD dhe me opozitën.  

 

Por pavarësisht aksionit politik te demokrateve, Paloka ka lëshuar akuza te forta ndaj shumicës ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, pasi sipas tij ata e kane detyrim te organizojnë zgjedhjet ne 13 tetor.

 

 Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në bazë të kërkesës së disa partive për pjesëmarrje në zgjedhje kërkoi të zhvillonte mbledhjen e KQZ. Dhe cila ishte përgjigja e Denar Bibave? Përgjigja ishte ajo e Edi Rames, që ne jemi në plazh. Dmth jo vetëm nuk zbatohet ligji dhe kushtetuta, por sfidohet me arrogancë dhe cinizëm.”

 

Akuza te forta Paloka ka leshuar edhe ndaj kryetareve te rinj te bashkive te cilët tashme po marrin ne dorëzim njësite vendore te qeverisura deri dje nga e djathta.

 

Se ata kane marre edhe pozitat e grabitësit te vërtete, i thyejnë dyert, i thyejnë me arrogance me dhune per te treguar qe edhe ate qe po marrin po e marrin me dhune, se kushdo e di qe vetëm me zgjedhje nuk kane hyre ne ato zyra.

 

Kane kaluar 6 muaj nga moment kur opozita dogji mandatet, e sot kërkesa e panegociueshme e Partisë Demokratike mbetet largimi i kryeministrit Rama dhe krijimi i nje qeveri tranzitore qe do te çoje vendin drejt zgjedhjeve te parakohshme parlamentare e lokale.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *