Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
06 May 2026
Vizion fokus

Arsenali thyen mallkimin 20-vjeçar, mposht 1-0 Atleticon dhe shkon...

Rrezik sulmi nga Irani? Ambasadori zbulon sa e mbrojtur...

“Kur hyje në zyrën e tij…”, Turdiu vlerëson Ilir...

Turdiu tregon eksperiencën në Gjermani: Europianët nuk na duan,...

Turdiu: Ja ç’do i thoja sot profesorit që më...

Fejesa që rrënoi familjen Turdiu: Nga student ekselent më...

“Bir, kujdes mos trego”, Gazmend Turdiu rrëfen fëmijërinë në...

Presidentja bullgare do t’i japë mandatin partisë së paraardhësit...

Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, Rama: Lamtumirë Profesor...

Raporti i PE për Shqipërinë, Gjipali: Pozitiv, përmbledh zhvillimet...

“PD nuk ka pse dhe nuk duhet të ndahet”/ Kulluri i vendosur: Do të qendroj deri në fund me parimet e mia

17 Janar 10:11

Kandidati për kreun e PD-së, Edvin Kulluri ka bërë një analizë të gjatë përsa i përket krizës së Partisë Demokratike.

 

Në postimin e tij, në Facebook, Kulluri shkruan se Berishën dhe Bashën i mbante bashkë vetëm interesa pushteti dhe nje pragmatizëm i zhveshur nga morali.

 

Ai thekson se Partia Demokratike nuk ka pse dhe nuk duhet të ndahet pse u ndanë disa ortakë. Mes të tjerash Kulluri nënvizon se do të qendrojë deri në fund me parimet për një parti që sipas tij, mund të shpëtojë vetëm me zgjedhje të lira dhe debat të hapur në ccdo strukturë.

 

Postimi i plotë:

 

Cfare (s) na mban bashke!
Te dashur miq! Kriza e PD eshte sa krize demokracie aq edhe krize politike. Demokracie pasi ne PD prej shume vitesh procedura e zgjedhjes se lire eshte kthyer ne kujtim te larget dhe pushtetit ushtrohet nga nje person i vetem pa asnje kufizim!

 

Por eshte po aq politike pasi arsyet qe na mbajne bashke ne te njejten parti jane pothuaj zero pervec nje historie te perbashket dhe asgje me shume. Biles per kryetarin aktual por edhe ish kryetarin as historia nuk na qenka me e perbashket pas 9 shtatorit! Fakti qe Berisha nga “lider historik” u shnderrua ne “llum te tranzicionit” bashke me te gjithe politikanet e PD qe jane rreshtuar kunder Bashes eshte i qarte! Po ashtu Basha ne krahun tjeter nga “ministri me i suksesshem” qe medemek kishte liberalizuar vizat, hapur negociatat me BE dhe futur Shqiperine ne NATO tashme eshte vecse Lul Nuli, tregon po ashtu te njejtin qendrim mohues ndaj historise se qeverisjes se PD!

 

Fakti eshte se Berisha perfaqeson me uljet e ngritjet e veta nje histori qe anon me shume nga suksesi sesa nga deshtimet, ndersa Bashes i dhame mundesine per tu bere lideri qe nuk u be kurre!

 

Atehere cfare na mbante bashke apo me sakte cfare i mbante bashke ata qe tashme edhe te shkuaren e mohojne si arsye e bashkimit nen siglen e Partise Demokratike? Mesa duket vetem interesa pushteti dhe nje pragmatizem i zhveshur nga morali! Dhe pa moral nuk ka bashkejetese!
Ne na mungon nje kontrate bashkejetese ndertuar mbi vlera, besime, histori dhe ideshe e vizioni te perbashket!
A munden palet qe po mohojne historine e vetes dhe kundershtareve ne parti e vete partise te ndertojne te ardhmen? JO! Cdo projekt qe nis gabim do perfundoje gabim!

 

Lul Basha eshte i vdekur politikisht dhe kjo ceshtje eshte e sigurt! Shumica e anetareve te PD nuk e duan per kryetar dhe pike! Por ne krahun tjeter Berisha dhe shume prej anetareve te Komisionit te Rithemelimit kane qendruar pasiv ndaj perdhosjes se votes, mendimit dhe veprimit te lire gjate viteve te fundit, deri me 9 shtator!

 

Statuti qe prezantova me zonjen Harxhi ne Kuvendin Kombetar te vitit 2018 u votua kunder ne Keshillin Kombetar dhe Kuvend nga te gjithe ata qe ndryshuan mendim ne shtatorin e vjetshem! Nuk kuptonin, nuk degjonin apo s’kishin kurajo se u prishej rehatia e konformizmit? Po demokratet ku perfunduan pas refuzimit te nje projekti demokratizues dhe konservator? Me 26 prill opozita e paralajmeruar humbi zgjedhjet e pergjitheshme per here te dyte! Domethene: 12 vite opozite, sa asnjehere tjeter!

 

Po tani?! Tani na thuhet “na falni”! Po na thuhet se “do fitojme si njehere e nje kohe”! Po kete te shkuar Lulzim Polici e shkeli, e perdhosi dhe e flaku si lecke duke e quajtur “republike te vjeter”! Dhe ata qe sot bertasin “Luli ik”, ulnin koken dhe heshtin! “Fajin” e kishim ne: kritiket! Cfare s’na thane! “Te shitur, karrigethyer, hajdute” e lloj-lloj genjeshtrash qe fshihnin te verteten e madhe! PD e drejtuar nga nje autokrat i pafytyre qe sot ka mbyllur PD me dyer te blinduara, e denoncuam dhe e rivalizuam ne zgjedhjet e 13 qershorit 4 vite pa pushim!

 

Por me keq akoma edhe sot ka ende deputete qe “s’jane me asnje” e bejne si mjeshtra duke kerkuar hapsire per veten e tyre ne mes! Ne mes qendrojne vetem njerez te vegjelne kohe kohe krizash te medha! Frikacaket dhe dallkauket qe duan te bejne pazar mbi krizen me te rende te historise se PD! Ata qe hyjne ne gare “po iku Berisha”, perndryshe qendrojne ne cepin e ngrohte te llogarive te nje partie qe edhe mund te ndahet perfundimisht!

 

Te dashur miq!
Partia Demokratike nuk ka pse dhe nuk duhet te ndahet pse u ndane disa ortake ne hipokrizi! PD eshte e demokrateve ose perndryshe nuk ka arsye te mbijetoje!

 

Ndaj une te do qendroj deri ne fund me parimet e mia per nje parti qe mund te shpetoje vetem me zgjedhje te lira dhe debat te hapur ne cdo strukture! Dhe me nje projekt konservator per te cilin kam folur qe ne 2016 dhe luftuar me statutin e 2018!
Mos u shtyni per nje karrige ne salla qe te ndare do na cojne ne humbje te sigurte ne zgjedhjet e ardhshme! Kur ishin bashke nuk fituan dot as ne 2017 e as 2021, e jo me tani qe jane ndare!

 

Ndaj e vetmja zgjidhje eshte te rikthehemi tek vlerat qe mund te na bashkojne por jo permes hipokrizise qe na sollin ne kete dite! Por duke besuar me perulesi e vertetesi dhe vendosmeri!

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Basha Bashkim Berisha kulluri PD

Nga e njëjta kategori

Rrezik sulmi nga Irani? Ambasadori zbulon sa e mbrojtur është Shqipëria sot

më shumë...

“Kur hyje në zyrën e tij…”, Turdiu vlerëson Ilir Metën si ministër të Jashtëm, zbulon detaje

më shumë...

Turdiu tregon eksperiencën në Gjermani: Europianët nuk na duan, por u duhemi

më shumë...

Turdiu: Ja ç’do i thoja sot profesorit që më shkatërroi jetën pas prishjes së fejesës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:02

Arsenali thyen mallkimin 20-vjeçar, mposht 1-0 Atleticon...

10:30

Rrezik sulmi nga Irani? Ambasadori zbulon sa...

10:13

“Kur hyje në zyrën e tij…”, Turdiu...

10:06

Turdiu tregon eksperiencën në Gjermani: Europianët nuk...

10:03

Çfarë i ndodh trupit kur konsumoni peshkun...

9:44

Turdiu: Ja ç’do i thoja sot profesorit...

9:38

“Dua të bëhem baba”/ Ish-fermeri në Living...

9:27

Fejesa që rrënoi familjen Turdiu: Nga student...

9:18

“Bir, kujdes mos trego”, Gazmend Turdiu rrëfen...

9:12

Presidentja bullgare do t’i japë mandatin partisë...

9:09

Sjellja e Fabjolës, AGAI hap televotimin e...

8:49

Abdixhiku: LDK pajtohet të garojë së bashku...

8:15

Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, Rama:...

8:14

Raporti i PE për Shqipërinë, Gjipali: Pozitiv,...

8:10

Rama: Misioni historik PS është të fusë...

8:01

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Kuvendit të...

7:35

E akuzonte për vdekjen e të birit...

7:29

Trump: E kemi mposhtur shumë keq Iranin

6:44

“Shkollat do të pajisen me laboratorë smart”,...

6:38

SHBA bllokon anijet drejt Iranit, 51 mjete...

Më të klikuarat

  • Sjellja e Fabjolës, AGAI hap televotimin e jashtëzakonshëm!
  • “Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë...
  • Kush është fermerja që u largua nga Ferma Vip
  • Sara merr surprizën e veçantë nga fëmijët dhe bashkëshorti...
  • E akuzonte për vdekjen e të birit 3 vite me parë, 54-vjeçari...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.