Subscribe

Partia Demokratike kërkon ndryshimin e ligjit për nëpunësin civil, në mënyrë që çdo punonjësi të administratës publike t’i ndalohet shpërndarja e postimeve politike, komentet apo pëlqimet në të tilla postime .

 

Deputeti Lefter Gështenja, i cili është propozues i amendamenteve, ka sqaruar se në këtë mënyrë qeveria apo PS nuk mund të ushtrojë presion mbi qytetarët, siç po ndodh sipas tij me aplikacionin “aktivisti”.

 

LEFTER GESHTENJA

DEPUTET, PD

“Ndryshimet ligjore do garantojnë se asnjë punonjës i administratës nuk do jetë më i detyruar të marrë pjesë me detyrim në mitingje politike, në takime gjoja informuese të qeveritarëve, në shpëndarje apo komunikim virtual, dhe në asnjë platformë të paligjshme si Aktiv1sti.”

Sipas deputetit demokrat, aplikacioni i PS “Aktivisti” është i paligjshëm.

 

“Skandali nuk ka të bëjë vetëm me faktin se administrata po përdoret për të dhënë një imazh të rremë të mbështetjes politike ndaj qeverisë, por edhe me faktin, se permes këtij aplikacioni, të gjithë pperdoruesit humbasin privatesine, kontrollohen dhe monitorohen deri në dhënien e votës me detyrim për Partinë Socialiste.”

Ndryshimi i ligjit për nëpunësin civil është depozituar në parlament në janar, periudhë në të cilën opozita e kishte denoncuar aplikacionin “Aktivisti”, por ende në media nuk ishte publikuar lista e pretenduar se përmban emrat e të gjithë personave që janë përdorues të këtij aplikacioni.

Megjithatë ky propozim i opozitës ka pak gjasa që të ketë sukses, ligji për nëpunësin civil kërkon 84 vota për t’u ndryshuar dhe pa konsensusin e mazhorancës Partia Demokratike s’mund të bëjë asgjë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *