Subscribe

Deputetet e Partisë Demokratike vizituan familjen e 77-vjeçarit Haxhi Lika, i cili u plagos gjate një operacioni te forcave speciale RENEA.

 

Te afërmit këmbëngulin se policia i ka keqtrajtuar dhe se nuk kane pasur asnjë lidhje me personat qe janë shpallur ne kërkim.

 

Ervin Salianji: “Kanë blinda ata në Vlorë. Përse nuk venë në Shkodër, përse nuk venë në Lushnje në qytet, me bandat e Aldo Bares. Përse nuk përballen këta në mënyrë të drejtpërdrejt me “Hakmarrjen për Drejtësi”, përse nuk përballen këta me vëllain e kryeministrit, po me bandat e vëllait të Ministrit të Brendshëm përse nuk përballen këta? Ata vijnë tek ju që jeni punëtorë, që punoni, që jeni të pamundur, sepse janë të pafuqishëm, janë të tredhur për t’u përballur me bandat ata. Ne po themi dhe ju po thoni, kemi thënë që Zoti na ruaj. Tani duhet të bëhemi zotër të vetes sonë. Me këtë qeverisje nuk ecet më. Këta janë banditë”.

 

Ne njoftimin zyrtar pas operacionit policia pretendoi se 77-vjeçari Haxhi Lika kishte dale me çifte ne dritaren e shtëpisë dhe nuk i është bindur urdhrit për te dale jashtë.

 

Por sipas policisë i moshuari mbeti i plagosur ne rrethana te paqarta. Forcat speciale RENEA shkuan ne fshatin Remas te Divjakës pas dyshimeve se atje strehoheshin dy te kërkuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *