E martë, 10 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 15 minuta më parë
Politikë

PD në Elbasan denoncon mungesën e ngrohjes në shkolla

Sekretari i Partisë Demokratike Elbasan këtë të mërkurë përmes një konference për mediat ka denoncuar mungesën e ngrohjes në shkollat e qytetit.

 

Sipas Blendi Himçit shumë shkolla si në qytet ashtu edhe në fshat janë duke vijuar mësimin në kushte migjeniane .

 

Reklamë

Për këtë ai ngre pyetjen se ku është investuar  dhe sa është fondi i parashikuar nga bashkia e Elbasanit për ngrohjen në shkolla?

 

Ky fakt pohohet edhe nga nxënësit e disa prej shkollave të Elbasanit të cilët konfirmojnë se ngrohja e vetme që ata kanë arritur të sigurojnë është permes rezistencave .

 

Sipas Himçit shuma prej 200 milionë lekë që u përdor për zbukurimin e qytetit me rastin e festave të fundvitit mund të ishte përdorur në investimin e ngrohjes në shkolla.

Vazhdo të lexosh

Reklamë