E shtunë, 19 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

PD ndjek modelin konservator, Basha: Do t’u shërbejë qytetarëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim mesditën e të shtunës me përfaqësues të Partisë Konservatore britanike.

 

Takimi i mbajtur në selinë blu, kishtë në fokus përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë dhe kryebashkiakë sipas standardeve europiane duke marrë përvojën më të mirë britanike për mënyrë e seleksionimit.

 

Në përfundim të rakimit, kreu demokrat deklaroi para mediave se demokracia shqiptare sot është në një krizë të thellë për shkak se Parlamenti është mbushur me njerëz që nuk përfaqësojnë popullin.

 

Sipas Bashës standardi që do të sjellë opozita do të ndyshojë sistemin. Ai tha se PD do të imponojë në skenën politike një standard europian që do t’I shërbejë interest të qytetarëve.

 

“Qëllimi është i qartë, demokratët shqiptarë dhe qytetarët shqiptarë do të kenë tek Partia Demokratike kandidatë për deputetë dhe kandidatë për pushtetin vendor që do të përfaqësojnë në radhë të parë dhe mbi të gjitha interesin publik, interesin e qytetarëve shqiptarë dhe natyrisht vlerat dhe parimet për të cilat qëndron kjo parti.  Ky takim është një shenjë e qartë e besimit të madh që partitë tona simotra kanë tek Partia Demokratike, e shpresës që përmes europianizimit të standardeve të zgjedhjeve të deputetëve dhe të përfaqësuesve të pushtetit vendor, Partia Demokratike tashmë të imponojë në skenën politike një standard europian, një standard i cili t’i shërbejë interesit të qytetarëve shqiptarë.”

 

Basha tha se PD do të mbështetet në tre kritere për të mundësuar largimin nga politika të njerëzëve të inkriminuar.

 

“Së pari, në procesin e dekriminalizimit, faza e parë e të cilit ka larguar mbi 350 deputetë, kryetarë bashkie, anëtarë të këshillave bashkiakë dhe zyrtarë të tjerë të zgjedhur dhe të emëruar për shkak të rekordeve të tyre kriminale. Së dyti përmes propozimit tonë për vetingun e politikanëve, për largimin e politikanëve të lidhur me krimin e organizuar dhe të përfshirë në afera korruptive. Së treti përmes reformës së politikës, reformës zgjedhore dhe reformës së partive politike. Reformë e cila duhet të synojë që partitë politike të shprehin dhe të përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve.”

 

Më shumë video