Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
05 September 2026
Vizion fokus

Jo vetëm futboll, por miliarda dollarë! Trump zbulon suksesin...

Interi vjen i fortë përballë Napolit, por statistikat paralajmërojnë...

Sa mund t’i pengojë Ukraina fluturimet civile në Rusi?

Rrëzohet avioni në Greqi, humbin jetën personat në bord...

Kush do të dalë nga kriza? Vllaznia-Partizani, duel i...

Rusia urdhëron një armëpushim 3-ditor në Ukrainë

Mision i ri për paqen në Europë, Witkof e...

Berisha përkujton shenjtërimin e Nënë Terezës: Bijë e madhe...

Qendra kthimi për emigrantët, vendet e BE po planifikojnë...

Ministri Hoxha pret Ambasadoren e re të BE-së: Zgjerimi...

“PD mori mbështetje të plotë nga PPE”, Berisha: Të bashkohemi nesër në kryengritjen më të fuqishme paqësore

21 Mars 14:14

Ish-kryeministri dhe lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale deklaroi se partia ka marrë mbështetje të plotë nga Partia Popullore Evropiane dhe ka bërë thirrje që qytetarët të bashkohen nesër në protest.

Berisha i cili mori pjesë në samitin e 50-vjetorit të PPE-së në Bruksel, një ngjarje që sipas tij është vendimtare për çështjet e rëndësishme europiane, përfshirë mbështetjen për Ukrainën dhe trajtimin e krizës energjetike globale, tha se u morën vendime shumë të mëdha.

“PD, anëtare e asociuar e PPE, pati vendin e saj të merituar dhe mori mbështetje shumë të madhe,” tha Berisha, duke shtuar se në samit u diskutua gjithashtu gjendja e Shqipërisë dhe rreziku nga ajo që ai e cilëson si “narkoshtet” dhe “narkodiktaturë” nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama.

Berisha ftoi qytetarët që ditën e nesërme të marrin pjesë në një “kryengritje paqësore” në orën 18:00.

“Të bashkohemi nesër në orën 6 në rrugët dhe sheshet e Tiranës për të treguar forcën tonë, shpirtin tonë të pamposhtur me kryengritjen më të madhe paqësore që ka njohur Tirana”, ishte mesazhi i tij.

Ai gjithashtu kritikoi qeverisjen e Ramës, duke theksuar se Shqipëria mbetet pas në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe se masat e fundit të qeverisë kanë penguar progresin.

“Ajo që mund t’u them qytetarëve është se njohuritë janë të plota për rrëshqitjen e Shqipërisë në një narkoshtet apo një narkodiktaturë dhe Edi Rrama sot është një diktator në rreth të kuq, pa të ardhme në Shqipëri dhe në Evropë. Duhet t’u them këtu se ai që dikur pranohej apo shpallej në mënyrë absolute të paqenë si sukses, tani ylli i tij është shuar, është një figurë e nxirë. Rastisi, por ishte koincidencë, por gjatë kohës që ne ishim në Bruksel, Mali i Zi u votua për të mbyllur kapitujt e rëndësishëm, kurse Shqipëria mbeti në klasë dhe nuk i mbylli dot”, tha ai.

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Berisha PD proteste

Nga e njëjta kategori

Jo vetëm futboll, por miliarda dollarë! Trump zbulon suksesin ekonomik të “Botërorit 2026”

më shumë...

Interi vjen i fortë përballë Napolit, por statistikat paralajmërojnë një betejë të fortë

më shumë...

Sa mund t’i pengojë Ukraina fluturimet civile në Rusi?

më shumë...

Rrëzohet avioni në Greqi, humbin jetën personat në bord (VIDEO)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

5:08

Jo vetëm futboll, por miliarda dollarë! Trump...

4:45

Interi vjen i fortë përballë Napolit, por...

4:39

Sa mund t’i pengojë Ukraina fluturimet civile...

4:37

Rrëzohet avioni në Greqi, humbin jetën personat...

4:23

Kush do të dalë nga kriza? Vllaznia-Partizani,...

4:20

U fut në parakalim në kthesë, shoferit...

4:02

Rusia urdhëron një armëpushim 3-ditor në Ukrainë

3:40

Zjarr në qarkun e Shkodrës, kërkohen ndërhyrje...

3:28

Mision i ri për paqen në Europë,...

3:16

Berisha përkujton shenjtërimin e Nënë Terezës: Bijë...

3:05

Ra në humnerë në Kelmend, humb jetën...

3:02

Qendra kthimi për emigrantët, vendet e BE...

2:23

Ministri Hoxha pret Ambasadoren e re të...

2:16

Vendosën lëndë plasëse të lidhur me celular,...

2:13

PD: Jo shkrirjes së 15 bashkive, harta...

1:37

“Integrimi gradual, mënyra e vetme drejt BE”,...

1:25

“Po zbrapsim kinezët, për Europën”, Rama nga...

1:09

Një tjetër vatër zjarri në qarkun e...

12:53

Zbardhen dy raste zjarrvënieje në Fier, arrestohet...

12:41

Zjarret, ministri Nufi sot nga Himara: Situata...

Më të klikuarat

  • Pas 14 vitesh, Berisha mbërrin në Amerikë, pritet me lule dh...
  • E rëndë, 24-vjeçarja shqiptare vritet nga vëllai i partnerit...
  • Moti sot, temperaturat vijojnë të mbeten të larta, ja sa do...
  • “Edi, miku im”, Meloni falenderon Ramën për urim...
  • Aksident fatal në aksin Cërrik-Elbasan, motori përplaset me...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.