Subscribe

Partia demokratike ka akuzuar qeverinë se ende nuk ka publikuar dokumentacionin e tenderit të shpallur disa ditë më parë për rrugën Milot-Fier.

Anëtari i kryesisë së PD Enkelejd Alibeaj e ka cilësuar projektin e kësaj rruge si një prej vendimeve më korruptive të qeverise Rama, duke ngritur disa pikëpyetje për këtë  tender.

ENKELEJD ALIBEAJ

ANETAR I KRYESISE, PD

As ditën kur u shpall me bujë të madhe, as sot, dokumentat e tenderit nuk ekzistojnë, për faktin e vetëm se nuk ka një punë serioze në interes të qytetarëve, por ka një aferë korruptive. Belinda Balluku, po të dojë, edhe Edi Rama, duhet t’u japin përgjigje të qarta disa pyetjeve elementare

1.        Pse nuk është shpallur akoma tenderi dhe dokumentat e tij?

2.        Si u përzgjodh projekti i Milot-Fier?

3.        Kush e mori vendimin që rruga të bëhet me koncesion?

4.        Si u përzgjodh konsulenti i rrugës 1.2 miliardë euro?

Opozita ka paralajmëruar se projekti Milot-Fier është një prej koncesioneve që partia demokratike ditën që do të vijë në pushtet do t’i verifikojë për çdo parregullsi

Leave a Reply

Your email address will not be published.