Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
04 September 2026
Vizion fokus

Vance: Të gjitha opsionet janë në tavolinë kundër Iranit

Përplasja mes biznesmenëve, tension dhe kërcënime, pamje nga brenda...

Pekini kërkon heqjen e sanksioneve amerikane ndaj kompanive kineze

Çfarë ndodhi në Radhimë? Momenti kur persona të armatosur...

Dita e 96 e protestës, qytetarët vijojnë marshimin në...

Dorëhiqet ministri estonez pas skandalit me municionet për Ukrainën

U emërua në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, reagon...

Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është e arritshme

New York ndalon përdorimin e inteligjencës artificiale në shkollat...

Paralajmërimi i frikshëm i Organizatës Botërore të Meteorologjisë: “El...

PD mbron Ilir Metën: Shtyrja e zgjedhjeve brenda kompetencave kushtetuese

15 Korrik 17:44

Partia Demokratike doli në mbrojtje të presidentit Meta duke akuzuar anëtarët e komisionit hetimor “Meta” se janë të lidhur me bandat kriminale.

 

Sekretari për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjatës  radhiti akuzat një për një për seicilin nga deputetet socialiste të cilët përbëjnë pjesën kryesore te komisionit hetimor për shkarkimin apo jo të kreut të shtetit.

 

Skandali qëndron tek vetë përbërja e Komisionit Hetimor, pra tek ata deputetë që do të vendosin shkarkimin e presidentit të republikës. Përpara se të ndodhë kjo, Edi Rama duhet t’u shpjegojë shqiptarëve se kush do ta hetojë presidentin e republikës. Do ta hetojë Ilir Ndrazhi, i cili është përfaqësuesi politik ose krahu politik i bandës së Abdylajve, të cilin Abdylajt e kishin vënë në listë, me numër rendor, dhe i premtonin se do fitonin edhe 10 me 0 madje, dhe ky person i vendosur nga kjo bandë do të votojë shkarkimin e presidentit të republikës. Kush është kryetari i Komisionit Hetimor? Ulsi Manja i dosjes 184, që Zoti e ruajtë me ç’kanë dalë nga përgjimet e Bild-it, ku mjafton lidhja e tij me bandat e Dibrës, me shefa komisariatesh, me drejtorë arsimorë, e me turli lloj të tillë, të organizuar në krim, për të vjedhur dhe për të blerë vota. Ky njeri pra, do të hetojë dhe do të vendosë për shkarkimin e Presidentit të Republikës.Për presidentin e republikës do të vendosë Jurgis Çyrbja, përfaqësues politik i Bandës së Shullazit, që i thoshte Shullazit se “po na bëjnë hetime” dhe i kërkonte që të ndërhynte për të ndaluar hetimet. Një tjetër që do të vendosë për presidentin e Republikës është Rrahman Rraja. Të gjithë e dimë skandalin e tij të fundit. Do të vendosë Luan Harusha, përfaqësuesi i Bandës së Bajrajve, apo Damian Gjiknuri, që do të pastronte 30 milionë euro për llogari të Edi Ramës, duke falsifikuar dokumente zyrtare të qeverisë amerikane.

 

Gjata tha se anëtarët e komisionit janë të gjithë personazhe të lidhur me dosjet “184” dhe ‘339” të cilët lidhen me blerjen e votave në zgjedhjet e fundit nëpërmjet bashkëpunimit me krimin e organizuar.

 

Pra, aktorët kryesorë të këtij komisioni janë personazhet e dosjeve “184” dhe “339” të blerjes së zgjedhjeve apo të lidhjes dhe bashkëpunimit me krimin e organizuar.Ulsi Manja do të hetojë presidentin nëse ka shkelur Kushtetutën apo jo.Po pse nuk e heton dikush Ulsi Manjën për atë çfarë ka bërë në Dibër, që kanë dalë përgjimet në “Bild”?Pra, e gjithë bota e ka dëgjuar, e ka parë me zë dhe me figurë Ulsi Manjën se si shkelte ligjin për llogari të blerjes së votave dhe mbështetjes së krimit të organizuar.Nuk mund të jetë hetues sot Ulsi Manja por i hetuar nga prokuroria. Ai duhet të ishte në burg për një krim që e panë të gjithë shqiptarët me zë dhe me figurë.

 

Zyrtari I lartë demokrat tha se Presidenti Meta nuk ka bërë asnjë shkelje dhe vendimi I tij për të shtyrë zgjedhjet është krejtësisht kushtetues.

 

 

Edi Rama e ka të qartë se komisionet për shkarkimin e Presidentit janë një sajesë propagande dhe abuzim me fondet publike.Presidenti nuk ka kryer asnjë shkelje, por ka ushtruar kompetencën e tij kushtetuese për t’u garantuar qytetarëve të drejtën e zgjedhjes, të drejtën kushtetuese për të zgjedhur. Vendimi kushtetues dhe i përgjegjshëm i Presidentit u shërben njerëzve, i shërben interesit publik, ndërsa votimet moniste të 30 qershorit siç shprehet edhe OSBE/ODIHR-i u mbajtën pa marrë në konsideratë interesin e qytetarëve.Deri më sot dekretin e Presidentit nuk e ka shfuqizuar askush, por kemi një komision hetimor të mbushur me bashkëpunëtorë të krimit të organizuar që do të hetojë presidentin pse ka nxjerrë këtë dekret që është akoma në fuqi.

Posted Under:
Politike
Tagged:
Çlirim Gjata Ilir Meta Kushtetute PD president zgjedhje

Nga e njëjta kategori

Dita e 96 e protestës, qytetarët vijojnë marshimin në rrugë

më shumë...

U emërua në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, reagon Klodiana Spahiu: Mirënjohëse për besimin e dhënë!

më shumë...

Akuzat për mbylljen e profileve që pasqyrojnë protestën, Rama: Turp për gjithë dështakët që përhapin marrëzira

më shumë...

Rama i dërgon Begajt emrin e Klodiana Spahiut për dekretim

më shumë...

One thought on “PD mbron Ilir Metën: Shtyrja e zgjedhjeve brenda kompetencave kushtetuese”

  1. Refik says:
    July 15, 2019 at 8:42 pm

    A ka ma kriminel se ti o gjatovic

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:52

Vance: Të gjitha opsionet janë në tavolinë...

10:51

Pse fëmijët duhet të mësojnë të lexojnë...

10:22

Përplasja mes biznesmenëve, tension dhe kërcënime, pamje...

10:16

Pekini kërkon heqjen e sanksioneve amerikane ndaj...

10:04

Çfarë ndodhi në Radhimë? Momenti kur persona...

9:30

Dita e 96 e protestës, qytetarët vijojnë...

9:29

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 8...

9:11

Dorëhiqet ministri estonez pas skandalit me municionet...

9:09

U emërua në krye të Ministrisë së...

8:45

Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është...

8:09

New York ndalon përdorimin e inteligjencës artificiale...

7:51

Paralajmërimi i frikshëm i Organizatës Botërore të...

7:44

Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, policia: U...

7:32

Zjarri në Kalivaç të Lezhës, 26 banesa...

7:26

Akuzat për mbylljen e profileve që pasqyrojnë...

7:24

4 gola në 3 ndeshje, Mbappe shpallet...

6:54

BE vendos taksë të re për produktet...

6:49

Të gjithë zgjedhin vajin e ullirit, por...

6:45

Zjarr i madh në portin e Shëngjinit,...

6:41

Nga akademia te ekipi i parë? Spalletti...

Më të klikuarat

  • Vijon saga e hakmarrjes në Mirditë! Vritet Viktor Bardhi, vë...
  • Persona të armatosur e kërcënuan dhe gjobitën 5 mln euro, ku...
  • Kuçovë/ Shoqëruan me forcë një person, Hita pezullon nga det...
  • E rëndë/ 29-vjeçari rreh për vdekje nënën e tij, sulmi zgjat...
  • Kristian Bardhi dhe Martin Bardhi “Gjaku” që po merr jetë, 31 vite “luftë” mes fiseve në Rrësh...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.