Partia Demokratike ka publikuar faktet qe sipas saj tregojnë hapur djegien e dokumentëve per te mbuluar vjedhjet përmes tenderave sekretë të ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Ish-deputeti Bardh Spahia publikoi një email te datës 15 prill ne te cilin flitet per zjarrin në ministrinë e shëndetësisë ku janë djegur këto dokumente.

Në datën 15 Prill, në orën 18:00, në Ministrinë e Shëndetësisë janë djegur dokumente. Pas rënies së alarmit për zjarr, rojet e godinës kanë konstatuar djegien e dokumenteve në katin e katërt të godinës.

Siç e shikoni, kjo nuk është fantazi e jona. Është një email zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë, që provon rënien e zjarrit dhe djegien e dokumentave në katin e Zyrës së Prokurimeve, pikërisht atë që mohoi dje paturpësisht Ministrja e Vjedhjeve COVID, Ogerta Manastirliu.  Në email thuhet shprehimisht: “Pas kontrolleve rezultoi se u gjetën letra të djegura dhe të shuara me ujë në katin e katërt të ndërtesës, tymi i të cilave aktivizoi sinjalin e alarmit”.

Spahia akuzoi Manastirliun se po asgjëson provat  që e impikojnë atë ne vjedhjet miliona euro gjate kohes se pandemise.

Hajdutëria me tenderat sekret është aq e madhe, saqë nga një krim korrupsioni, qeveria e Edi Ramës po kryen edhe një tjetër vepër penale, siç është asgjësimi dhe fallsifikimi i dokumenteve shtetërorë për të zhdukur provat e megavjedhjes me mjetet mbrojtëse për mjekët, me maskat antiCOVID, me kitet e testimit, me pajisjet shëndetësore të respiratorëve.

Partia Demokratike perseriti thirrjen drejtuar prokurorise se posacme kunder korrupsionit që të mos vonojë hetimet dhe të zbardhë sa më pare vjedhjet përmes tenderave sekretë.

Pas deklaratave se opozites, ka reaguar edhe ministria e shëndetësisë e cila nuk mohoi  zjarrin, por tha se incidenti ka të bëjë me një punonjëse ndaj të cilës janë marrë masa administrative. Sa i takon emailit që tregon për zjarrin autoritetet e shendetsise thanë se është një document që i dërgohet vetem për tërheqje vëmendjeje per marrjen e masave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *