Subscribe

Lideri i opozites Lulzim Basha ka artikuluar akuza te ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama ne lidhje me perplasjet e oreve te fundit mes policisë dhe studenteve ne disa fakultete te kryeqytetit. Gjate nje tryeze me gazetare, Basha akuzoi qeverine se synon te pushtoje hapesiren universitare.

 

 “Në shkelje flagrante të ligjit, Edi Rama po përdor dhunë policore, të kombinuar, por në fakt është e njëjta, sepse policia e Safet Gjicit nuk ka asnjë ndryshim nga policia e shtetit, sot, sepse sot shteti është shteti privat e personal i Edi Ramës. Dua të dënoj në mënyrën më të prerë këtë dhunë që po ushtrohet ndaj studentëve dhe të paralajmëroj të gjithë, duke nisur nga polici më i thjeshtë, tek Drejtori i Policisë, tek ministri Lleshaj, dhe vetë Edi Ramën, për pasojat më të rënda që do të ketë vazhdimi i këtij operacioni pushtimi të hapësirës universitare.”

 

Edhe aleatja e PD, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka reaguar ashper ndaj qeverise per ate qe opozita e cilëson dhune ndaj studenteve.

 

Pertej ngjarjeve te aktualitetit, Partia Demokratike eshte fokusuar tek liria medias e ndikimi qe kane dy projektligjet qe rregullojnë median online. Basha ka sqaruar se opozita eshte kundër ketyre dy drafteve te cilat sipas tij perbejne policinë e mendimit te kryeministrit Edi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *