Partia Demokratike ka kërkuar shkarkimin nga detyra të ministrit Lleshaj, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, atij të Tiranës, Rebani Jaupi dhe Arben Brahos.

 

Në një deklaratë për mediat, nga selia blu, ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj deklaroi se PD dispopnon të dhëna që tregojnë se ministri Lleshaj ka shkelur ligjin dhe se ka udhëruar, sipas tij, operacionet e policisë kundër opozitës.

 

Në kuadër të këtyre akuzave, Alibeaj I kërkoi prokurorisë që të nisë menjëherë hetimet ndaj ministrit të Brendshëm.

 

“Partia Demokratike disponon të dhëna të mjaftueshme për ta çuar sadistin Sandër Lleshajn para drejtësisë për shkelje flagrante të ligjit të policisë së shtetit! Prokuroria duhet të nisë hetimet e menjëhershme për të provuar se urdhri për dhunën shtazarake kundër qytetarëve është dhënë nga Sandër Lleshaj me porosi të Edi Ramës.  Sandër Lleshaj, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu, Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi dhe krimineli tjetër me uniformë Arben Baro duhet të shkarkohen nga detyra dhe të hetohen menjëherë. Ka prova filmike se Sandër Lleshaj, i cili në shkelje të ligjit komandon operacionet e policisë kundër opozitës, është duke u larguar si hajdut nga dera dytësore e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pasi njoftohet të shtunën në mbrëmje për zhvendosjen e protestës së opozitës.”

 

Duke u ndalur tek aksioni opoiztës, Alibeaj tha se ajo nuk do të ndalet dhe nuk do të gjunjëzhet përpara dhunës së ushtruar nga qeveria.

 

“Bashkimi ynë në marshimin e protestës sot ne oren 18:30, për zgjedhje të lira e të ndershme të garantuara nga një qeveri e përkohshme pa kryehajdutin Edi Rama, është beteja e vërtetë europiane, që e nxjerr Shqipërinë nga udhëkryqi i rrezikshëm dhe siguron stabilitet afatgjatë për vendin. Ne jemi sot ne krah të popullit për t’i thënë Edi Ramës dhe kujtdo tjetër që ka vendosur të ndjekë rrugën e dhunës dhe të destabilitetit, se shqiptarët e bashkuar dhe opozita nuk gjunjëzohen përpara dhunës shtazarake të një qeverie që ka ardhur në pushtet me votat e blera me krimin e organizuar.”

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *