Subscribe

Partia Demokratike do ta godasë vendimmarrjen e Ilirjan Celibashit për listat e kandidatëve në komisionin e ankimeve dhe kolegjin zgjedhor; duke këmbëngulur se nuk ka asnjë kufi ligjor se sa emra duhet të vendosë një parti në listën e saj. Oerd Bylykbashi i cili ishte përfaqësuesi i PD në këshillin politik që hartoi reformën zgjedhore, deklaron se KQZ nuk ka asnjë të drejtë ligjore të shkurtojë 69 kandidatë në listën e kandidatëve të PD, duke arsyetuar se lista e koalicionit përfshin jo vetëm PD, por edhe partitë aleate.

 

OERD BYLYKBASHI

EKSPERT I ÇESHTJEVE ZGJEDHORE, PD

“Vendimi i KQZ për të shkurtuar listat e opozitës dhe koalicionit të opozitës, është i paligjshëm dhe abritrar. Ligji zgjedhor nuk përcakton maksimum, por minimum për kandidaturat në çdo qark.”

Por ndërsa beteja për listat do të vazhdojë; për opozitën elementi më i rëndësishëm mbetet mënyra si do të kompozohet fleta e votimit. Sipas Bylykbashit tashmë që kemi një numër të vogël subjektesh që garojnë, vetëm 13, një flete votimi ku të jenë të shkruara emrat është plotësisht e realizueshme.

“Nëse hapëm listat, zgjedhësit duhet të kenë të plotë të drejtën për të përzgjedhur kandidatin dhe jo të fshehim kandidatët pas numrash.”

Edhe pse dekriminalizimi u iniciua nga PD dhe Bylykbashi ishte politikani që hartoi ligjin, sot PD përballet me të njëjtën akuzë nga PS për listën e Durrësit dhe Shkodrës. Por Bylykbashi sqaron se nuk mund të hiqen paralele mes dy partive dhe mësohet se PD i është drejtuar vetë prokurorisë për të verifikuar kandidatin e 8 në Durrës që në 15 mars.

 

Bylykbashi është deputeti kryesor i listës së PD në Durrës; dhe sipas tij 25 prilli do të jetë dita kur qytetarët do t’i japin Ramës përgjigje për 8 vitet e qeverisjes

 

Qarku i Durrësit pritet të jetë një nga betejat më interesante në këto zgjedhje, duke pasur parasysh se Durrësi është një prej dy qarqeve ku në këtë qark garon edhe lideri i mazhorancës Edi Rama.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *