Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
28 April 2026
Vizion fokus

Araghchi: Irani do të marrë vendim në lidhje me...

VIDEO/ Publikohen pamjet nga momenti i arrestimit të Ervin...

Makina përplas motorin në Lushnjë, një i plagosur

E rëndë! U godit me gur nga motra gjatë...

Nga përplasja me Vis Martinajn, te trafiku i drogës!...

Dyshohet se trafikoi 240 kg lëndë narkotike, policia jep...

Arrestohet në Brazil i shumëkërkuari Ervin Mata

Ish-zyrtari amerikan: Propozimi i Iranit për paqe nuk bind...

Mbledhja e përbashkët e qeverisë dhe grupit parlamentar të...

Aksident në aksin Vlorë-Llogara, një i plagosur

PD: Kolegji Zgjedhor nuk ka kompetencë të gjykojë dekretin e Metës

23 Qershor 12:47

Partia Demokratike deklaroi se Kolegji Zgjedhor nuk ka kompetencë që të gjykojë nesër dekretin e Presidentit, Meta për shtyrjen e zgjedhjeve.

 

Në një dalje për mediat nga selia blu, sekretari zgjedhor, Ivi Kaso argumentoi se dekreti I Metës që tashmë është botuar edhe në Fletoren Zyrtare mund të shpallet I pavlefshëm vetëm nga Gjykata Kushtetuese.

 

Ivi Kaso tha se çfarëdo vendimi të marrë nesër Kolegji Zgjedhor, nuk e ndryshon dot realitetin pasi sipas tij, 30 qershori nuk është më datë zgjedhjesh lokale në Shqipëri.

 

Deklarata e Plote e PD:

Dekreti i Presidentit të Republikës përanullimin e 30 Qershorit si dita e zgjedhjeve lokale në Shqipëri është botuar në Fletoren Zyrtare. Ai është në fuqi dhe është i detyrueshëm për zbatim në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

 

Kundër këtij Dekreti nuk ka asnjë ankimin as në Gjykatën Kushtetuese, sepse ajo  nuk ekziston, as në gjykatat e tjera të vendit, përfshirë edhe Kolegjin Zgjedhor.

 

Edi Rama ka vetëm një rrugë për të shpallur të pavlefshëm Dekretin e Presidentit: ankimimin e tij në Gjykatën Kushtetutese të Republikës së Shqipërisë.

 

Rolin dhe kompetencat e Gjykatës Kushtetuese nuk mund t’i marrë as Edi Rama, as kamikazët e tij në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, as Kolegji Zgjedhor, siç ka paralajmëruar Kryeministri I votave të vjedhura me krimin.

 

Edi Rama gënjeu publikisht, kur pohoi për Radio Europa e Lirë se Gjykata Kushtetuese ka vendosur që kur aktet e Presidentit të Republikës lidhen me zgjedhjet, këto akte shqyrtohen nga Kolegji Zgjedhor.Praktikisht, ai ka paracaktuar vendimin e Kolegjit.

 

Edi Rama: “Gjykata kushtetuese e ka dhënë opinionin e vet disa vite më parë dhe ka nënvizuar se aktet e presidentit janë akte individuale, të cilat kur lidhen me zgjedhjet, adresohen në gjykatën përkatëse, që është Kolegji Zgjedhor dhe askund tjetër!”

 

Ky është një mashtrim që nxjerr zbuluar skenarin e Edi Ramës për të ndërtuar një shtet privat, me institucione private, që marrin vendime në emër të interesave të pushtetit të tij kriminal dhe jo në emër të Republikës.

 

Kolegji Zgjedhor nuk merr dot në shqyrtim kushtetutshmërinë apo ligjshmërinë e Dekretit të Presidentit të Republikës. Edi Rama mund të kontrollojë vendimmarrjen e Kolegjit Zgjedhor, mund t’i shantazhojë gjyqtarët e këtij Kolegji me vetting, por nuk e ndryshon dot realitetin se data 30 Qershor nuk është më datë zgjedhjesh lokale në Shqipëri.

 

Çfarëdo vendimi, nën shantazhin e procesit të vetingut, të marrin nesër anëtarët e Kolegjit Zgjedhor, asgjë nuk e ndryshon faktin se 30 Qershori është një datë e shfuqizuar nga Dekreti në fuqi i Presidentit.

 

Kjo vetëm sathellon bindjen se përsa kohë Edi Rama është Kryeministër, në Shqipëri nuk mund të ketë asnjë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

 

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë themeli i demokracisë dhe ne do të vijojmë pa asnjë hap pas, deri në fitoren e kësaj beteje, që afron Shqipërinë me Europën dhe mbron dinjitetin e qytetarëve shqiptarë.

 

 

Posted Under:
Politike
Tagged:
30 qershor Date dekret Ivi Kaso Kolegji Zgjedhor president Zgejdhje

Nga e njëjta kategori

Mbledhja e përbashkët e qeverisë dhe grupit parlamentar të PS, Rama jep detaje mbi diskutimet

më shumë...

Berisha porosi krerëve të degëve: Riorganizoni partinë, Rama del nga ky qerthull vetëm po e lamë ne

më shumë...

Rama paralajmëron Spiropalin: Herë të tretë nuk ka, del jashtë këtij grupi

më shumë...

Berisha: S’ka integrim me Ramën. Kreu i PD i përgjigjet kryeministrit për akuzat se opozita lobon kundër Shqipërisë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

1:01

“Ndjej shumë për Indrin”, Vanesa: E kam...

12:20

“Dashuria e ndaluar” e Olës dhe Adit,...

12:00

Vëllai i ndaloi marrëdhënien! Adin mohon lidhjen...

11:43

Ervini dhe Dj Bujaka në nominim kokë...

11:36

Dj Bujaka tregon historinë e njohjes me...

10:39

Disa mënyra për ta marrë magnezin pa...

10:33

Një plumb “qorr” në ’97 i la...

10:23

Raundi i parë për Presidentin në Kosovë,...

10:18

“Më ke prekur familjen”, vijojnë debatet në...

10:09

“Je fëminore, shko në kopsht bashkë me...

10:06

Araghchi: Irani do të marrë vendim në...

9:43

Larja e lopës “mollë sherri” në Ferma...

9:42

VIDEO/ Publikohen pamjet nga momenti i arrestimit...

9:30

Makina përplas motorin në Lushnjë, një i...

9:23

Pas tërheqjes së Konjufcës dhe Kollçakut, VV...

9:13

E rëndë! U godit me gur nga...

9:06

Eliminime dhe surpriza! Nis Ferma VIP 3...

8:48

Nga përplasja me Vis Martinajn, te trafiku...

8:37

Dyshohet se trafikoi 240 kg lëndë narkotike,...

8:32

Arrestohet në Brazil i shumëkërkuari Ervin Mata

Më të klikuarat

  • Genc Mhillaj dhe Kreshnik Mujeci Priti 10 vite për të marrë hakun e babait! Djali i Genc Mhil...
  • FOTO/ Mori hakun e babait pas 10 vitesh, ky është djali i Ge...
  • Urani te Binjakët sjell transformim për 7 vitet e ardhshme!...
  • Identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e atentatit në...
  • Një plumb “qorr” në ’97 i la vëllain të paralizuar gjithë je...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.