Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën që depozitoi dje Partia Demokratike, ku kërkonte që 7 anëtarë të kësaj trupe të përjashtoheshin. Sipas PD, këta gjyqtarë kanë refuzuar provat e opozitës, duke iu referuar rrëzimit të 3 padive te para për përsëritjen e zgjedhjeve ne Gjirokastër, Vlorë dhe Berat.

 

“Ditën e djeshme është paraqitur një kërkesë nga ana e PD për përjashtimin e 7 gjyqtarëve të kolegjit zgjedhor. Ne e kemi marrë me shqyrtim sot në orën 08:30 dhe në përfundim i kemi gjetur të pabazuara pretendimet e PD. Prevalon vazhdimësia institucionale e Kolegjit Zgjedhor. Neni 151 i Kodit Zgjedhor i ka përcaktuar kolegjit të drejtën për të vendosur lidhur me kërkesat e tilla”, tha gjyqtarja në mbledhje.

 

Sipas PD, këta gjyqtarë, njësoj si komisionerët politikë të KAS, refuzojnë transparencën mbi masakrën zgedhore te 25 prillit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *