Pas qëndrimit të mbajtur nga kryebashkiaku i ri i Lezhës ndaj kreut demokrat, Lulzim Basha, ka reaguar selia blu.

 

Në një postim në Facebook, Sekretari për Çëshjtjet Zgjedhore, Ivi Kaso e cilëson reagimin e Pjerin Ndreut me atë të një trafikanti. Ivi Kaso shprehet se Basha do të shkojë me patjetër në Lezhë por pasi ta çlirojë nga trafikanti që e ka uzurpuar atë dhunshëm.

 

Duke risjellë në vëmendje audiopërgjimet e publikuara nga Bild, Ivi Kasos thekson se të gjithë ata që kanë vjedhur zgjedhjet në Dibër me të cilëve, sipas tij, edhe Pjerin Ndreu do të ndëshkohen.

 

“Reagimi i Pjerin Ndreu është ai i një trafikanti, që ndjehet i sigurtë nga mburoja e bosit të trafikantëve dhe kriminëleve, i ulur në karrigen e kryeministrit të vendit.  Lulzim Basha patjetër që do të vijë  në Lezhë, ku ka mbështetjen e shumicës së qytetarëve të saj për të drejtuar vendin dhe për t’u hapur rrugë planeve të zhvillimit në Lezhë dhe në të gjithë Shqipërinë. Por si fillim, Bashkia e Lezhës do të çlirohet nga trafikanti që e ka uzurpuar atë dhunshëm! Pjerin Ndreu dhe çdo anëtar tjetër i bandës së Edi Ramës, me të cilët ai mban pushtetin e tij kriminal, do të dalin nga politika dhe do të shkojnë para drejtësisë me pranga në duar. Zgjedhjet e paligjshme të 30 Qershorit dhe vjedhja e zgjedhjeve në Dibër, ku Pjerin Ndreu është kapur në flagrancë duke shkelur ligjin, do të ndëshkohen! Rrugët e Perëndisë për të bërë drejtësi janë të pafundme!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *