Partia Demokratike i është përgjigjur mesazhit të kryeministrit Edi Rama publikuar këtë të enjte, ku krahasonte gjendjen e spitaleve sot me ato të shtatë viteve më parë, kur qeveriste PD, ndërsa kërkonte edhe një mandat të tretë.

 

Sipas selisë blu, kreu i qeverisë nuk interesohet për shqiptarët, por qëllimi i tij është të “vazhdojë të çojë paratë te ortakët”.

 

“Me paratë që ka shpenzuar për check up korruptiv, pagesa për analiza fiktive dhe të pakryera, Edi Rama do kishte rikonstruktuar të gjitha spitalet në vend, do kishte paguar shifrat prej miliona lekësh që paguan shqiptarët për t’u trajtuar nga Covid 19. Por Ramës nuk i bëhet vonë për shqiptarët. Rama e do mandatin e tretë që të vazhdojë të çojë paratë te ortakët e tij. Shqiptarët nuk mund të pranojnë më një kryemistër që punon për veten e tij. Me 25 prill fiton Shqipëria, humbet Rama.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *