E martë, 29 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

PD: I arrestuari për trafik droge në Itali, djali i policit në detyrë

Ish-deputeti i PartiëDemokratike, Xhemal Gjunkshi bëri një denoncim këtë të shtunë për 35-vjeçarin e arrestuar të premten për trafik droge në Itali.

Reklamë

Përmes një postimi në “Facebook”, Gjunkshi pretendon se i arrestuari është djali i policit në detyrë në Dibër.

“35 vjeçari Vranezi është djali i Policit Qemal Vranezi, me detyrë Përgjegjës i Postës së Policisë në Maqellarë. Edhe pse ishte prej disa muajsh në Dibër , Besmir Vranezi endej i lirë dhe i pa shqetësuar nga policia lokale, deri sa këta të fundit, u detyruan të ekzekutojnë urdhër arrestin e ardhur nga prokuroria italiane për “Trafikim të lëndëve narkotie” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale.””

Sipas demokratit, polici vijon punën shumë i qetë, çka do të thotë se ai gëzon mbrojtje nga pushteti.

Vazhdo të lexosh

Reklamë