Subscribe

Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë se Tiranës hetim te shpejte per numrin nje te organit te ankues Arta Marku si rruga e vetme per te mos lejuar shkatërrimin e dosjeve te rëndësishme si ajo e ish-ministrit te brendshëm Sajmir Tahiri apo Emiljano Shullazi.

 

“Hetimi pa vonesë për padinë penale të opozitës dhe pezullimi i Arta Markut nga detyra është shërbimi më i madh që prokurorët e ndershëm mund t’i bëjnë drejtësisë, duke mos lejuar që një kryeprokurore e përkohshme, shërbëtore e krimit, t’i bëjë Shqipërisë një dëm të përhershëm.”

 

Por opozita kerkon edhe verifikimin e lidhjeve qe kryeprokurorja ka me politikane.

 

  • Cilat janë lidhjet direkte apo indirekte të Arta Markut me Edi Ramën.
  • Çfarë komunikimesh ka Arta Marku me Engjëll Agaçin dhe si kanë ndikuar ato në shkatërrimin e hetimeve për “Tahirin” dhe zvarritjen e çështjes “Shullazi”.
  • Çfarë i kanë kërkuar kryeprokurores Fatmir Xhafaj, Ulsi Manja, Ermonela Felaj apo ndonjë deputet tjetër socialist.

 

Sipas PD hetimet duhet te qartësojnë nese ka pasur apo jo prokurorja e përkohshme kontakte me avokatët apo të dërguar të Emiljano Shullazit. Por nga ana tjeter sipas opozitës, Prokuroria duhet te shohë edhe bazën ligjore për çdo emërim, lëvizje, transferim në prokurori qe prej dhjetorit 2017 kur Arta Marku u zgjodh ne krye te prokurorisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *