Partia demokratike hapi sot garën për kryetarin e ri të PD, duke iu lënë afat deri të shtunën e 7 majit të gjithë demokratëve që duan të garojnë të dorëzojnë kandidaturën. Por për të drejtuar partinë demokratike, kandidati I vetëm deri tani është lideri historik i kësaj force, Sali Berisha.

Vetë Berisha ende nuk ka dorëzuar dokumentacionin, por ai ka konfirmuar se në 22 maj do të kërkojë votën e demokratëve edhe nëse nuk do të ketë rival përballë tij.

 

SALI BERISHA

ISH-KRYETAR I PD

“Gara ime nuk behet per rivalet por per anetaret e partise demokratike. Une paraqitem per te fituar besimin e anetareve te PD. Se cfare vendimi do te marrin te tjeret per te kandiduar apo jo, nuk varet nga une. Cilido qe te kandidoje do te jene te gjithe kushtet per nje gare transparente. Ka marre fund koha kur Rama shpikte rivale per veten e tij, nuk sajoj e as nuk shpik rivale, respektoj rivalet.”

Berisha ka sqaruar se nuk do të tërhiqet nga synimi për të marrë zyrtarisht drejtimin e PD edhe pse Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur “non grata” dhe ndihmës sekretarja amerikane e shtetit një javë më parë zgjodhi të takojë Enkelejd Alibeajn në cilësinë e drejtuesit të PD.

 

“Escobar takoi Bashen dhe fiksoi nje takim ne Uashington me të, kesaj here takuan pasardhesin e Bashes do thoja une qe loja me kukulla nuk eshte loje serioze e nuk funksionon ne Shqiperi. “

 

Ish-kryeministri Berisha garon në 22 maj për të drejtuar një parti demokratike të përçarë me 35 deputetë që refuzuan t’i bashkohen kuvendit të 30 prillit dhe lideri historik i PD i ka ftuar ligjvënësit t’i bashkohen Komisionit të Rithemelimit.

 

 

“Ne nje force politike qe votojne 40 mije anetare eshte nje force e madhe dhe e bashkuar plotesisht. Vendi I deputetit eshte per definicion prane shumices. “

 

Në 22 maj demokratët do të zgjedhin kryetarin e ri të partisë demokratike, por jeta politike e kësaj force në 3 dekada dhe zhvillimet e muajve të fundit brenda saj, kanë treguar se gara përballë liderit historik të PD është e humbur dhe që sot në mund te themi se ne 22 maj Sali Berisha do të jetë kryetar i partisë demokratike.

 

Berisha e ka drejtuar partinë demokratike për 17 vjet.

 

Ai u zgjodh kryetar i saj ne shkurtin e vitit ‘91 dhe e mbajti këtë detyrë deri në prillin e 1992 kur u bë president i vendit.

 

Berisha u rikthye në krye të PD në vitin ‘97 dhe drejtoi partinë kryesore të së djathtës deri në vitin 2013 kur dha dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *