Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka sjellë në kujtesë deklaratën e bërë nga kryeministri Edi Rama në janar të vitit 2018, teksa premtonte se do të zgjidhte problemin e naftëtarëve.

Përmes një postimi në “Facebook”, Alibeaj shprehet se Rama vetëm po vjedhë gjakun dhe mundin e naftëtarë të Ballshit, të cilët janë në grevë urie prej 15 ditësh.

Sipas demokratit, naftëtarët dhe të gjithë qytetarët e zhgënjyer nga qeveria Rama do të përballen me të në 25 prill.

“Prej 15 ditesh, naftetaret e Ballshit jane ne greve urie. Kerkojne punen, djersen dhe gjakun e tyre dhe buken e femijeve. Te mashtruar, te neperkembur, te tallur e te vjedhur nga babezia e Rames dhe oligarkeve hajdute te oborrit te tij, i jane drejtuar vetflijimit. Prej 22 janarit 2018, mashtruesi ne krye te qeverise, prej zyres se tij te ngrohte e plot luks premtoi plot cinizem “se heren tjeter do te shkonte ne Ballsh”, tek naftetaret, per te rivene ne pune Uzinen, dhe se ai me te tijet “ishin disponibel” per te zgjidhur hallin e naftetareve! Prej asaj dite, hajduti i Surrelit, ka vazhduar vecse te vjedhe dhe te percmoje mundin, gjakun dhe sakrificen e naftetareve! E sot, 15 dite drejt rruges se vetflijimit, as nuk denjon ti degjoje. Mesa duket “shpresa e plote” e Rames per te shkuar ne Ballsh e per ti takuar, nuk do realizohet! Por, nje gje eshte e sigurt: naftetaret, qytetaret e Ballshit, dhe te gjithe shqiptaret, do te takohen me Ramen ne 25 prill! Dita e pagimit te fatures eshte afer!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *