Partia Demokratike nuk ndal denoncimet per ate qe e quan si perfshirje te ministrit te brendshem Fatmir Xhafaj ne biznesnin e lojerave te fatit. Sipas Enkelejd Alibeaj, kompania pas te ciles qendron vellai i ministrit Xhafaja, ka 10 fishuar fitimet gjate viteve te qeveriesjes socialiste.

 

ENKELEJD ALIBEAJ
NËNKRYETAR I KOMISIONIT TË LIGJEVE

 

I fshehur pas identitetit të dy anëtarëve të tjerë të bandës, të dënuar në të njëjtin proces në Itali, Agron Xhafaj, ia ka dalë që, menjëherë pas ardhjes në pushtet të të vëllait  Fatmir Xhafaj, të zgjerojë aktivitetin e kompanisë së basteve me shtimin e 2176 pikave të reja në të gjithë Shqipërinë.  Nga 1 milionë dollarë ne vitin 2014 të ardhurat e kompanisë së basteve të vëllait të Ministrit të Brendshëm janë dhjetëfishuar në 4 vjet, duke shkuar në 10 milionë dollarë në vitin 2017. 

 

Sipas demokrateve kjo pasuri marramendës e detyron Edi Ramën dhe Fatmir Xhafën të refuzojnë vettingun e politikanëve. Selia blu pretendon se kryeministri  ka frikë të pranojë për vete të njëjtat standarde qe perdoren për gjyqtarët, prokurorët dhe policët.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *