Subscribe

Goditja e kodit zgjedhor në Gjykatën Kushtetuese është për Jozefina Topallin goditje e pazarit të fundit të Lulzim Bashës dhe Edi Ramës për mbylljen e listave të kandidatëve për deputet dhe betonizimin e kontrollit mbi partitë që drejtojnë.

Drejtuesja e levizjes per ndryshim, akuzon liderin e opozites dhe te mazhorances se per muaj te tere i mashtruan qytetarët se do te hapnin listat, te cilat ne fakt qendruan te mbyllura.

 

JOZEFINA TOPALLI

LEVIZJA PER NDRYSHIM

 

“Por ka një mijë arsye të tjera të kodit zgjedhor qe duheshin cuar në gjykatën kushtetuese sepse në fakt marrëveshja ose pazari i fundit dhe me dëmin më të madh ndaj lirisë së votës dhe lirisë së zgjedhjes është pazari që kanë bërë dy kryetarët e partive në opozitë dhe në qeveri për të cimentuar pozicionet e tyre jo vetëm për të bërë monopol forcat politike kryetarë të të cilave ata quhen, por për të bërë monopol edhe skenën e re politike për të shtuar pengesat për cdo lëvizje të re.”

 

Per Topallin marrëveshja mes Ramës e Bashës shkon përtej reformës zgjedhore , dhe për këtë arsye sondazhi i fundit i institutit demokratik amerikan tregoi se 2/3 e qytetarëve janë të pakënaqur nga qeveria, por edhe nga opozita.

 

“Unike në botë, hyn në Guinness dhe ndodh vetëm kur opozita është e shitur tek qeveria. Në asnjë vend të botës nuk ndodh që shoqëria të jetë më e pakënaqur nga opozita  sesa nga qeveria sepse ata kanë tradhtuar atë që ishte shpresa e shqiptarëve tek opozita për të sjellë një ndryshim. Ata kanë kuptuar se brenda treshes ka një riciklim ku mund të ndryshojnë drejtorët e doganave   apo tatimeve por në jetën ë tyre nuk ndryshon asgjë. “   

 

Topalli sjell në vëmendje, se Edi Rama, Lulzim Basha e Ilir Meta janë prej dekadash në pushtet e janë përgjëgjës për situatën, ku ndodhet vendi.

 

“Nuk është thjesht se ekonomia jonë ka shkuar në recesion, këta 3 kryetarë të korruptuar kanë cuar demokracinë në recesion dhe kjo është një tjetër arsye e thellë për të cilën duhet ndryshuar dhe ndryshimi fillon nga largimi i 3 kryetarëve të korruptuar.”

 

Topalli ka një thirrje për demokratët, që t’i bashkohen Lëvizjes për Ndryshim, si rruga për t’i sjellë ata në pushtet.

 

“Mandatet tona do të shkojnë tek demokratët, tek  cdo qytetar që është kundër korrupsionit, që është kundër 3 kryetarëve dhe që beson se një alternativë tjetër e bën këtë shqipëri më të mirë, më pak të korruptuar. “

 

Jozefina Topalli e Astrit Patozi do të punojnë së bashku për të fituar në zgjedhjet e 25 prillit, por ndërkaq vetë Topalli ka kontaktuar me forca të reja e parti të krijuara prej vitesh, si dhe bashkëpunëtorë të saj në PD për të krijuar një aleancë në emer të ndryshimit të Shqipërisë. Vetë Topalli ende nuk e ka marrë vendimin final, se ku do të garojë, por Tirana deri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *