Partia demokratike mesa duket do ta zgjerojë aksionin e saj për të bllokuar punën e KZAZ-ve edhe në atë bashki ku qeveris partia socialiste.

Pasi sulmoi ambjentet e KZAZ në atë bashki me drejton vetë, tashmë PD e Lushnjes i ka bërë kërkesë zyrtare kreut të KZAZ por edhe kryetarit të bashkisë Lushnje Fatos Tushe që të lirohen ambjentet publike.

Letra është dërguar nga kryetari I sapozgjedhur I PD në këtë bashki, Saimir Korreshi.

Ai kërkon lirimin e ambjenteve publike, pas nxjerrjes së dekretit të presidentit të republikës për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve për pushtetin vendor dhe kthimin e tyre në funksion normal publik, pasi s’ka asnjë asnjë bazë ligjore që ato të mbahen të zëna.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *