Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
03 September 2026
Vizion fokus

Arrestohet 75-vjeçari në Ersekë, dyshohet se vuri zjarrin që...

Dita e 95 e protestës, nis marshimi në rrugë

Sulmi në Leipzig, identifikohen autorët e dyshuar

Manaj nuk ndalet, 2 gola në 9 minuta dhe...

Asani protagonist në derbin e Iranit, goli i tij...

Pas mungesës së befasishme, Broja rikthehet! Ja ku e...

Holanda zhvendos 86 ton ar nga SHBA dhe Kanada...

15 ndeshje pezullim! Disiplina “godet” rëndë presidentin e Vllaznisë,...

Mati nën “pushtetin” e flakëve, vatër zjarri edhe në...

Eurodeputeti austriak kërkon pezullimin e negociatave me Serbinë pas...

PD e Korçës: Rama e Filo mashtruan banorët e Floqit për shtëpitë e prishura nga tërmeti

16 Korrik 11:44

Anetarja e kryesise e Dega lokale te PD të Korçës, Ledina Alolli permes nje deklarate per shtyp tha se PD po ndjek me shqetësim situatën dhe problematikën e dhjetera familjeve në fshatin Floq,të cilat mbetën të pastreha nga tërmetet e qershorit.

 

Edhe sot,pas 6- të javësh,banorët e prekur nga tërmeti,janë në mëshirë të fatit,sepse kanë fatin e keq,të qeverisen nga ata,që zhvatin pa turp dhe limite,sidomos më të dobëtit,më të pamundurit.Sot,banorëve të Floqit,nuk ju mungon vetëm shtëpia. Me shumë se kaq,ju mungon dëshpërimisht shpresa,se një ditë të afërt,do të kthehen në rrjedhën normale të jetës.Më të dëshpëruarit,mes tyre,janë ata,që fatkeqësia i çoi të besonin për pak,përrallën kryeministrore,se deri në shtator,do të përfundonte rindërtimi i të gjitha shtëpive. Dhe në fakt,e gjitha nuk ishte asgjë më shumë se propagandë cinike dhe çnjerëzore,që bashkia e Korçës po përpiqet ta mbulojë me  llaçin,që po hedh mbi ca oxhakë nëpër lagjet e qytetit.Se për një kryetar bashkie,si Sotiraq Filo,i refuzuar masivisht në monovotimet e 30 qershorit,që shpërdoron miliona euro për kulla,qytete imagjinarë fëmijësh,qendra të kulturës dhe artit ndërplanetar,është normale,që ndërtimin e shtëpive nuk e nis nga themeli,por nga oxhaku.

 

Zyrtarja lokale e PD-së së Korçës deklaroi se ka vetem nje te vertete, qe rindertimi I banesave ne Floq nuk ka nisur dhe as nuk ka per te nisur. Alolli shton se me kete problematike nuk po behet aspak transparence.

 

 

E vërteta është  se në Floq nuk ka filluar dhe as ka gjasa të fillojë rindërtimi i shtëpive. Dhe po të fillojë,vetëm nëse shtëpitë janë prej kartoni,ndërtimi i tyre,mund të përfundojë deri në shtator.Siç thuhet,pritet që një fondacion i huaj,do të nisë ndërtimin e njëres nga 67 shtëpitë plotësisht të shkatërruara në Floq. Por vetëm kaq! Shteti dhe bashkia nuk duken askund!E vërteta është,se nuk  po bëhet asnjë lloj transparence,se ku dhe si do të gjenden fondet për faturën prej 2.1 miliard lek,që është më e kripur se gjiza e baxhove,që Filo dhe Rama provuan gjatë fundjavës.

 

Dega lokale e PD të Korçës, më tej i bën thirrje kreut te bashkisë,të ushtrojë përgjegjësinê që ligji i ngarkon, deri në përfundim të mandatit aktual,për përshpejtimin e proćesit të rindërtimit të shtëpive në Floq dhe fshatra të tjerë të kësaj bashkie,pa ardhur vjeshta!

 

 

Zoti Filo! Ndërsa ti i kalon ditët e nxehta në tavolina relaksi me deputetët,të promovuar dje nga hiçi dhe sot,të rënë nga vakti,në shkollën e Floqit,mbi 80 burra,gra,të moshuar,invalidë dhe foshnja të sapolindura,mbijetojnë mes bashkëjetesës kolektive,mungesës së ujit dhe kushteve më minimale të higjenës.

Posted Under:
Politike
Tagged:
Filo Floq Korçe Ndërtesa PD rama Tërmet

Nga e njëjta kategori

Dita e 95 e protestës, nis marshimi në rrugë

më shumë...

Nga mbrojtja e mjedisit te objektet e konfiskuara, Qeveria miraton vendime dhe projektligje të reja

më shumë...

Sulmet në Kiev dhe droni rus në Gjermani, Ministri Hoxha: Agresioni nuk do ta dobësojë vendosmërinë, sigurinë dhe unitetin e Evropës

më shumë...

“Koordinim, përgjigje, zgjidhje”, zbardhen porositë e Ramës për ministrat dhe drejtuesit politikë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:59

E trishtë! Humb jetën në aksident tragjik...

10:44

Ora në të cilën zgjoheni tregon shumë...

10:30

Nëse bëni këto gjëra, tregoni se keni...

10:25

Keni mungesë magnezi? Ja 10 ushqimet natyrale...

10:17

Arrestohet 75-vjeçari në Ersekë, dyshohet se vuri...

10:08

Situata me zjarret, 4 vatra aktive! Flakët...

9:46

Dita e 95 e protestës, nis marshimi...

9:19

Turisti bie në humnerë në Shkodër, shpëtohet...

9:05

Sulmi në Leipzig, identifikohen autorët e dyshuar

9:03

Manaj nuk ndalet, 2 gola në 9...

8:55

Asani protagonist në derbin e Iranit, goli...

8:47

Këshillat e kthimit në shkollë që çdo...

8:16

Pas mungesës së befasishme, Broja rikthehet! Ja...

8:06

Sadushi kërkon zgjidhje urgjente për pagat e...

7:58

Holanda zhvendos 86 ton ar nga SHBA...

7:52

OST njofton ndërprerjen e energjisë elektrike në...

7:39

15 ndeshje pezullim! Disiplina “godet” rëndë presidentin...

7:36

Mati nën “pushtetin” e flakëve, vatër zjarri...

7:32

Çfarë thotë shkenca për nënat që flenë...

6:56

Eurodeputeti austriak kërkon pezullimin e negociatave me...

Më të klikuarat

  • Aksidenti tragjik në Fushë Krujë-Rinas, humb jetën gazetari...
  • Tragjedi në Romë, prindërit vrasin vajzën e tyre 5-vjeçare m...
  • E trishtë! Humb jetën në aksident tragjik Laurent Krasniqi
  • Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë–Rinas, një i vdekur dh...
  • Kush do e veshë fanellën “10” pas Mesit? Pas 21 vitesh, Argj...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.