Partia Demokratike e lexon si një konfirmim të akuzave të saj raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, të hartuar pas vëzhgimit të zgjedhjeve të 25 prillit. Selia blu tha se në raport tregohet se pati presione për votën dhe keqpërdorim të administratës.

 

“Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës evidenton elementët e masakrës elektorale të 25 Prillit nga regjimi Rama-Doshi. Në raportin e vëzhgimit të zgjedhjeve, Asambleja Parlamentare konfirmon se: Zyrtarët publikë abuzuan pushtetin e funksioneve publike. Gjatë misionit kishte shumë raportime për ushtrim presioni ndaj votuesve, sidomos ndaj punonjësve të administratës publike për të votuar për partinë në pushtet. Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës është informuar nga qytetarë të ndryshëm, përfshirë edhe partitë politike, për një problem që është parë gjatë fushatës elektorale, në veçanti për blerjen e votave, presionet mbi votuesit, veçanërisht mbi nëpunësit civilë dhe keqpërdorimin e burimeve të administratës. Delegacioni i Asamblesë i dënon fuqimisht këto praktika dhe i bën thirrje autoriteteve kompetente në Shqipëri që të bëjnë çfarë është e mundur që të t’i japin fund këtyre parregullsive dhe të rrisin besimin e zgjedhësve në proceset zgjedhore.”

 

Partia Demokratike evidenton edhe vëmendjen që i është kushtuar në raport publikimit të databazës me të dhënat personale dhe marrëveshjes së 5 qershorit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *