E shtunë, 14 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

PD dhe LSI, të ndara në zgjedhje/ Peza: Opozita është në krizë, nuk është e bashkuar

PD dhe LSI pretendojnë se duke garuar të ndara në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, do të arrihet qëllimi i maksimalizimit të votës. Mirëpo, sekretari për Marrëdhëniet me Median në PS, Alfred Peza u shpreh në studion e lajmeve në Vizion Plus se maksimalizimi i votës opozitare do të realizohej përmes një koalicon.

Sipas tij, opozita është në krizë.

“PS nuk priste ndonjë gjë nga opozita, por është e vëmendshme për të gjitha lëvizjet që bëhen nga kundërshtarët e tij politikë. Për ne është më mirë që u ndanë në dy koalicione. Po ta shikosh nga pikëpamja analitike, nëse opozita e kishte seriozisht që janë të bashkuar dhe kanë qëllim të rrëzojnë qeverinë, maksimalizimi i votës opozitare do të bëhej me një koalicon. Opozita është në krizë, nuk janë të bashkuar. Qëllimet e tyre individuale dhe partiake janë mbi qëllimet e popullit shqiptar.”

Sa iu përket akuzave të vazhdueshme të Ilir Meta në drejtim të qeverisë, Peza tha se Presidenti është modeli sesi opozitarët abuzojnë me pushtetin.

I pyetur se në cilat qarqe janë më të forta betejat elektorale, Alfred Peza shtoi: “Qarku i Durrësit, Tiranës, Elbasanit dhe i Korçës. Ndërkohë, qarqet e tjera, në historikun elektoral kanë ruajtur balancën. Kandari i farmacisë në këtë rast kanë qenë këto 4 qarqe.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë