Politikë
PD dhe aleatët vendosin për radikalizim të protestave

Ilustrim · Vizion Plus
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur pasditen e sotme aleatët e PD-së, tek selia blu. Më herët, Basha ka thirrur në takim edhe kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së.
Mësohet se një nga opsionet më të mundshme të diskutuara ka të bëjë me shtrirjen e protestës në çdo rreth të vendit, e ndërthurur edhe me bllokimin e akseve rrugore kombëtare. Burime bëjnë me dije se dhe në mbledhjen me aleatët, do të diskutohet edhe lidhur me shtrirjen e protestave në rrethe.
Burimet bëjnë me dije se protestat do të fillojnë me datë 5 maj në të gjithë vendin




