Partia Demokratike ka depozituar këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme një padi për kullën, që pritet të ndërtohet në lulishten pas godinës së Teatrit të Operës dhe Baletit.

 

Kallëzimi është dorëzuar nga kryetarja e grupit të këshilltarëve të PD-së në këshillin bashkiak të Tiranës, Enriketa Papa e cila më pas në një prononcim për mediat e konsideroi si një tjetër aferë korruptive te politikes.

 

Ajo tha se kjo është një nga lulishtet e pakta që i kanë mbetur Tiranës, ndërkohë kërkoi nga SPAK të nisë hetimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *