E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

PD denoncon: Rama po përpiqet të manipulojë‎ listat e zgjedhësve

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashki akuzon kryeministrin Edi Rama se po përpiqet të manipulojë listat e zgjedhësve, njësoj siç bëri në zgjedhjet për bashkinë të vitit 2003.

Ai shprehet se qytetarët po ankohen se shteti ua ka ndryshuar vendbanimin pa kërkesën e tyre.

Ndryshimi i fundit i ligjit te Gjendjes Civile vetem 5 muaj para zgjedhjeve, ‎sipas Bylykbashit, është vetem nje perpjekje e radhes e Rames qe te legjitimoje shkeljet dhe kaosin e listave te zgjedhesve.

“Njesoj si ne zgjedhjet per bashkine te vitit 2003 kur1, per t’u rizgjedhur Kryetar i Bashkise se Tiranes, e çoi burrin e familjes ne listen e zgjedhesve ne Kombinat dhe gruan e coi tek QSUT dhe keshtu shperndau mijera zgjedhes nga nje cep i Tiranes ne tjetrin, tani Edi Rama po perpiqet te manipuloje‎ listat e zgjedhesve me te njejten skeme. Zgjedhes1 qe banojne e votojne prej 20 apo 30 vitesh ne Tirane apo qytete te tjera, i ka degdisur me vendbanim neper Shqiperi pa e ditur qytetaret. Qytetatet po ankohen perdite se shteti ua ka ndryshuar vendbanimin pa i pyetur dhe pa kerkese te tyre siç urdheron ligji. Shkojne per te marre nje certifikate dhe e gjejne veten te “internuar” ne qytet apo fshat tjeter. Kjo eshte e paligjshme dhe perben veper penale. Ndryshimi i fundit i ligjit te Gjendjes Civile me ndikim ne zgjedhje, vetem 5 muaj para zgjedhjeve, ‎ndryshim me te cilin Qeveria heq sanksionet ‎per mosdeklarim te vendbanimit, jane vetem nje perpjekje e radhes e Rames qe te legjitimoje shkeljet dhe kaosin e listave te zgjedhesve.”

Reklamë

Për demokratin, Rama po i kthen standardet e zgjedhjeve tek niveli i viteve 2000-2003 dhe se po përpiqet t’i shkatërrojë ato.

“Çdo manipulim ne regjistrat e gjendjes civile eshte manipulim i listave te zgjedhesve. Edi Rama po i kthen standartet e zgjedhjeve tek niveli skandaloz i viteve 2000-2003. Por keto manipulime te trasha po dalin mbi uje, do te bllokohen dhe shkelesit e ligjit deri tek nepunesit e gjendjes civile qe fallsifikojne te dhenat do te pergjigjen. Presidenti i Republikes ia ktheu mbrapsht kete ligj me shkelje te standateve te zgjedhjeve. Me shume te drejte ai ngriti alarmin per kete pepjekje per manipulim ‎te listave nga Qeveria. Por Edi Rames nuk i shohin syte kur afron humbja e zgjedhjeve. Kur ka frike se humb ai perpiqet te shkaterroje zgjedhjet‎. Pavaresisht tentativave te deshperuara, me 25 prill 2021 ai thjesht humb.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë