E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

PD denoncon: Rama mashtroi studentët, tarifat e studimit nuk janë ulur

Tarifat e studimit edhe për këtë vit akademik nuk kanë pësuar ulje, ndryshe nga sa u premtua për paktin me universitetin.

Si në programin bachelor edhe në atë master, vendimi i senatit akademik nuk ka pësuar ndryshime.

Duke krahasuar tarifat e një viti më parë dhe ato të miratuara për këtë vit pagesa mbetet e njëjtë.

Këtë shqetësim shprehin edhe studentët që janë aktualisht të regjistruar në një program studimi, e me të njëjtat tarifa do të përballen edhe studentët qe do te regjistrohen për herë të parë në universitet.

Reklamë

Të njëjtin problem ka denoncuar edhe partia demokratike.

Përmes një deklarate për media ish deputeti Luciano Boci ka risjellë në kujtesë paktin e bërë me studentët pas protestave të dhejtorit, ku një prej pikave ishet ajo e përgjysmimit të tarfivae të studimit.

 

 

LUCIANO BOCI, ISH DEPUTET, PD

 

Studentët dhe familjet e tyre do të paguajnë si më parë, pikë për pikë të gjithë mundin dhe djersën e tyre, për shkollimin e fëmijëve, sepse Rama dhe klientët e tij duan të majmen me koncesione e PPP-ra me paratë e qytetarëve  e studentëve. Për këtë arsye, për arsye të pamundësisë ekonomike, mijëra të rinj, që vijnë nga familje me të ardhura modeste, nuk do të mund të ndjekin studimet e larta, duke iu dorëzuar rrugës e papunësisë.Qindra të tjerë do të detyrohen të ndërpresin studimet e nisura, për t’iu dorëzuar skllavërisë moderne për të mundësuar pagesën e haraçit që i kërkon Rama.

 

Ish deputeti e cilëson këtë një veprim imponues për largimin e të rinjve nga Shqipëria për të ndjekien e studimeve jashtë vendit.

 

 

Mijëra do jenë gjithashtu dhe ata studentë që për arsye të tarifave më të larta se në Gjermani, Itali e kudo në Europë, do të ndërpresin ëndrrat për një master profesional apo shkencor. Po për shkak të absurdit të tarifave të larta, mijëra maturantë sivjet do ti drejtohen eksodit akademik drejt vendeve të Europës, duke iu bashkangjitur ushtrisë së 50 mijëve që janë larguar në këto gjashtë vite për të mos u kthyer më kurrë në Shqipëri. Të tjerë bashkëmoshatarë të tyre po për arsye ekonomike por dhe të mesatares antikushtetuese do t’i drejtohen universiteteve më të lira të rajonit. Pra pakti për Universitetin i Ramës i hartuar me nxitim për të zbutur zemërimin studentor, u dëshmua të jetë një akt tradhëtie, mashtrimi e poshtërsie ndaj kërkesave të tyre.

 

Ai i ka cilëuar mashtrime të kryeministrit të gjtiha pikat e paplotësuara të paktit bërë me studentët në muajin janar, përfshirë konviktet dhe kartën e studentit sipas tij.

Ndërkohë që ministria e Arsimit ka zgjedhur të mos reagojë për deklaratatat e bëra nga partia demokratike.

Kur pritet që për pak kohë maturantët të plotësojnë formularët për degët e studimit dhe pjesa tjetër përgatitet të rinisë në tetor vitin e ri akademik.

Studentët thonë se në rast se ky vendim nuk do të rishikohet mund të rikthehen sërish në protesta, njësoj si në muajin dhjetor.

Më shumë video

Reklamë