Kreu i grupit parlametar i PD, Edmond Spaho vijoi me akuzat në drejtim të kryebashkiakut të Durrësit, Vangjus Dako.

 

Në një deklaratë për mediat, nga selia blu, Spaho tha se Dako duhet të jetë në burg pasi përdori bandat për blerjen e votave.

 

Nënkryeari i grupit të PD, deklaroi se kryebashkiaku Vangjush Dako po shkatërron provat dhe po manipulon dëshmitarët për çdo ditë që po kalon në në liri.

 

“Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë.  Çdo ditë në liri ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët, i ndihmuar plotësisht nga kryeministri i vendit Edi Rama.  Mosarrestimi i Dakos është dëshmia më e qartë e kapjes së shtetit nga krimi i organizuar me mbështetje të organizatës kriminale të Rilindjes të drejtuar nga Edi Rama.”

 

 

Sipas kreut të grupit të PD, mosarrestimi i Dakos është prova e shkatërrimit total të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe hedh në erë alibitë qesharake për suksesin e reformës në drejtësi.

 

 

“Mosarrestimi i Dakos hedh në erë alibitë qesharake për suksesin e reformës në drejtësi.  Ndodhemi para një momenti dramatik për fatin e drejtësisë dhe të vendit. Nuk mund të ketë as drejtësi as paqe sociale, kur arrestohen dhe mbahen në burg ata që protestojnë për bukën e gojës dhe bredhin të lirë politikanë kriminelë si Vangjush Dako, vetëm pse gëzojnë mbështetjen e kreut të qeverisë.”

One thought on “Interes për zonën e lirë ekonomike, Veliaj: Kemi ftuar kompanitë gjermane

  1. Hajduti i cepanit,ka shkuar te bes kollaku,te dije a do ja ktheje ato parate qe ju ka len ciftit ne mire besim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *