Partia Demokratike kërkon sqarime nga Prokuroria e Tiranës se çfarë ka ndodhur me dosjen e deputetit socialist, Ervin Bushati. Në një kërkesë zyrtare, PD pyet prokurorinë nëse çështja i ka kaluar SPAK, duke qenë se bëhet fjalë për hetimin e një deputeti.

 

“Sot, në më shumë se 1 vit nga momenti ku gjykata konstatoi se kallëzimi ishte bazë e mjaftueshme për regjistrimin e procedimit penal ndaj shtetasit Ervin Bushati, organi i prokurorisë nuk ka konkluduar për përfundimin e hetimeve mbi këtë çështje dhe nuk ka dalë në një vendimmarrje mbi këtë dosje hetimore. PD ka kërkuar informacion mbi fazën ku ndodhen hetimet dhe nëse Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas datës 19 Dhjetor 2019, ka shpallur apo jo moskompetencën dhe a i janë kaluar aktet Prokurorisë së Posaçme SPAK, duke qenë se shtetasi Ervin Bushati, është deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe është subjekt hetimi nga SPAK.”

 

Sipas demokratëve, Bushati ka fshehur shtatë pasuri të palujatshme, duke mos i deklaruar.

 

“Konkretisht, rezultonte se ai nuk kishte deklaruar pasuritë e paluajtshme si më poshtë: 1. Në Tiranë, 938 m2 truall, e regjistruar në vitin 2017; 2. Në Tiranë, 600 m2 truall, me sipërfaqe ndërtimi 327 m2; 3. Në Tiranë, 938 m2 truall, e regjistruar në vitin 2014; 4. Në Qerret, Kavajë, një pasuri me sipërfaqe 76 m2, ndërtesë, e fituar me kontratë shitje nga shteti (ALUIZNI); 5. Në Qerret, Kavajë, një pasuri me sipërfaqe 376 m2 truall, e fituar me kontratë shitje nga shteti (ALUIZNI); 6. Në Sarandë, një pasuri me sipërfaqe 660 m2 truall; dhe 7. Në Sarandë, 1 garazh, me sipërfaqe 42 m2.”

 

Partia Demokratike kallëzoi në tetor të 2018 Ervin Bushatin për fshehje dhe mosdeklarim pasurie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *