Subscribe

Parlamenti nuk do te mblidhet ketë jave dhe ne mbledhjen e përjavshme te grupit parlamentar, deputetet demokrate kane diskutuar rreth çështjeve qe opozita do te ngrejë gjate punës se komisioneve.

 

Aksioni i bllokimit do te vazhdoje por përveç çështjes Xhafaj, demokratet kane vendosur te ndalen tek shqetësimi per ngritjen e nje kampi refugjatesh ne Shqipëri per te cilin është folur ne media gjate ditëve te fundit. Dhe pak minuta pas përfundimit te mbledhjes se grupit, te gjithë deputetet demokrate kane shkuar tek Komisioni i Ligjeve, per te diskutuar ne lidhje me refugjatet dhe ish-luftëtaret e ISIS.

 

Qeveria ka sqaruar se nuk ka asnjë plan dhe asnje kërkese nga vendet e BE per ngritjen e nje kampi refugjatesh ne Shqipëri.

 

Nga ana tjetër, këshilltari i kryeministrit per sigurinë Sander Lleshi ka theksuar se po diskutohet rreth Qendrës se Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, por kjo qendër nuk është e nuk mund të kthehet në një repart grumbullimi të ish-militantëve të ISIS-it.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *