Subscribe

Vendimi i Belgjikës per te hequr Shqipërinë nga lista e vendeve te sigurta i ka shërbyer opozitës per te ngritur serish akuza kundër qeverise per grabitjen ne aeroportin e Rinasit e mungesën e sigurisë ne vend. Sekretari i përgjithshëm i PD Ristani ka denoncuar heshtjen e kryeministrit per kete ngjarje duke paralajmëruar se mbështetja qe po i  jepet krimit do te çoje ne rikthimin e regjimit te vizave.

“Heqja e Shqipërisë nga lista e vendeve të sigurta mund të sjellë ndëshkim të qytetarëve shqiptarë, mund të verë në lëvizje mekanizmin e rikthimit të vizave, dhe kjo për fajin e një personi. Për fajin e Edi Ramës dhe lidhjeve të tij të tmerrshme kriminale. Për faj të Edi Ramës që hesht prej 5 ditësh pas rënies së Aeroportit të Rinasit. Hesht sepse është i kapur”.

PD ka përsëritur se per grabitjen ne Rinas përgjegjësia i takon Policisë se Shtetit.

Për turpin e tij, ministri i Brendshëm është angazhuar ta heqë përgjegjësinë nga vetja, por sot u faktua ajo çfarë Partia Demokratike e denoncoi që të shtunën. Përfaqësuesja e Aeroportit saktësoi sot se policia është njoftuar në kohë rekord për ngjarjen dhe se policia ishte vetëm pak metra larg vendngjarjes, por nuk reagoi”.

Sipas Ristanit ne kete situate te vështire largimi i qeverise Rama eshte nje emergjence kombëtare.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *