Duke marre shkas nga shperthimi i gazit ne nje prej çerdheve te Tiranes, Partia Demokratike akuzoi kryebashiakun. Sipas deputetit Genti Strazimiri, Veliaj urdheroi vartesit te fshihnin provat per te penguar zbardhjen e te vertetes.

 

Erion Veliaj është angazhuar personalisht të gënjejë dhe mashtrojë çdo njeri publik që flet për ngjarjen, duke u thënë se shpërthimi ishte në një godinë jashtë çerdhes dhe pa lidhje me të.Ai Veliaj urdhëroi vartësit të gënjenin prindërit e alarmuar duke u thënë se çerdhja nuk përdorte gaz.Një kryebashkiak i përgjegjshëm, që nuk i përdor fëmijët për fasadë dhe propagandë, do të kishte sqaruar publikisht rrethanat që, vec për hatër të Zotit nuk sollën një tragjedi, si dhe do të kishte marrë masa urgjente për të verifikuar gjendjen e të gjitha çerdheve dhe kopshteve në Tiranë! Realiteti është se Tirana drejtohet nga një mashtrues dhe hajdut që bën gjithçka për të fshehur krimet e tij.Nëse Prokuroria do të ishte në krye të detyrës dhe jo nën kontrollin e qeverisë, Erjon Veliaj do të ishte në burg si përgjegjës për manipulimin dhe fshehjen e provave, ose e thenë me terma teknike ‘pr pengim të drejtesise’, të së vërtetës! Çështja është se “drejtesia” nuk po e kërkon TE VERTETEN!  ​

 

“BASHKIA GENJEU PER ÇERDHEN”

PD: PROKURORIA TE HETOJE SHPERTHIMIN E GAZIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *