Partia Demokratike ka reaguar sërish për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj, ku ka theksuar se gjithe sa ndodhi ishte luftë mes bandave që kanë sjellë dhe mbajnë në pushtet Edi Ramën.

 

Ish-deputeti Gent Strazimiri, në një deklaratë për mediat është shprehur se se një nga antentatorët e dyshuar, Redjan Rraja, i afërm i deputetit socialist Rrahman Rraja, është ushtar i bandës së Edi Ramës në Fushë Krujë.

 

Sipas tij, Rraja kishte siguruar vota per Ramen, te cilin e ka cilesuar edhe si kreun e organizates qe permend kryeministri, KÇK.

 

Një nga antentatorët e dyshuar, Redjan Rraja, i afërm i deputetit socialist Rrahman Rraja, është ushtar i bandës së Edi Ramës në Fushë Krujë. Ai ka siguruar vota që Edi Rama të bëhet kryeministër, prandaj ai kishte statusin e të paprekshmit, kur nënkomisar Emiljano Nuhu e denoncoi publikisht, bashkë me djalin e deputetit Rraja, si të përfshirë në çështjen Xhisiela. Në atë kohë, Edi Rama masakroi me akuza oficerin e policisë dhe mbrojti atentatorin Rraja me gjithë kriminelët e tjerë që i sigurojnë pushtetin. Të njëjtën gjë bëri Edi Rama edhe në rastin e Dritan Zaganit. Sulmoi personalisht komisarin që kishte denoncuar trafikun e drogës me makinën e ministrit të brendshëm dhe mbajti në qeveri Saimir Tahirin. Përfshirja e banditëve të Edi Ramës në atentate mafioze pasi ky i ka mbrojtur publikisht ata, fakton se shteti i ngritur prej Edi Ramës është thellësisht i kriminalizuar. Në narko-shtetin e Edi Ramës trafikantët e drogës shndërrohen në biznesmenë të nderuar, në ndërtues resortesh ne bregdet mbi prona shtetërore të tjetërsuara, dhe kur u prishen pazaret për grabitjen e pasurive të vendit, bandat që sollën dhe mbajnë në pushtet Edi Ramën, godasin njëra-tjetrën në atentate mafioze. Asnjë plan special të propaganduar nga Edi Rama për luftën kundër krimit të organizuar, nuk ka për të funksionuar, sepse ai është vetë kreu i organizatës kriminale “Kap Ça t’Kapësh”. Asnjë plan special nuk ka për të funksionuar, përsa kohë ai kalon nga parlamenti i Edi Ramës, Rrahman Rrajës, Jurgis Çyrbjes, Taulant Yarisit dhe dhjetëra deputetëve të tjerë, mandatet e të cilëve janë siguruar nga krimi i organizuar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *