Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me ngjarjen e kësaj të enjte në Shkodër ku është djegur një KZAZ në Bushat.

 

Në reagimin e saj përmes sekretarit të përgjithshëm të PD-së Gazmend Bardhi, ka akuzuar ministrin Lleshaj për shpifje dhe si një skenar të përgatitur nga qeveria.

 

Gjithashtu në reagimin e saj PD-ja ka bërë thirrje të gjithë mbështetësve të saj që të mos bien pjesë e këtij skenari dhune.

 

“Asnjë militant i Partisë Demokratike nuk ka djegur asnjë KZAZ në Bushat. Dënojmë me forcë deklaratën kriminale dhe shpifjen e Ministrit të Brendshëm, si pjesë e një skenari të parapërgatitur nga Qeveria, për të inkriminuar opozitën. U bëjmë thirrje mbështetësve tanë të mos bien pre të këtij skenari dhune. Partia Demokratike është në dijeni të planit kriminal që është hartuar me gjakftohtësi nga Edi Rama, dhe që ka disa ditë që po tentohet të vihet në jetë. E siguroj në emër të Partisë Demokratike se do të dështojë, pavarësisht retorikës konfliktuale të vazhdueshme apo përhapjes së panikut tek qytetarët dhe bizneset private.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *