PD akuzon Ramën: Po redukton fondin për ish të përndjekurit politik
Opozita denoncoi kete te shtune heqjen, sipas saj, te demshperblimit financiar per ish te perndjekurit politike. Deputeti Enkelejd Alibeaj tha se qeveria ka reduktuar fondin, duke i kaluar milionat tek koncesionet korruptive.
Edi Rama godet sërisht ish-të përndjekurit politikë dhe të dënuarit nga komunizmi, duke reduktuar fondin për dëmshpërblimet dhe duke i vënë këto para në dispozicion të koncensioneve korruptive dhe PPP-ve që u jep familjarët dhe miqtë e tij. Për të realizuar këtë skemë që ndëshkon sërish këtë shtresë të masakruar nga shteti I partisë së tij, qeveria Rama ka propozuar së fundmi ndryshime në ligjin e të përndjekurve politikë, duke sjellë regres të madh për procesin e dëmshpërblimit financiar të tyre.
Reklamë
Sipas selise blu, ligji injoron rregullat e trashëgimisë dhe parashikon që pjesën takuese të familjarit që nuk jeton e zhvat Rama, duke e futur në buxhetin e shtetit për ta përdorur për koncesionet korruptive të tij.




