PD akuzon KQZ: Shifra mashtruese, kanë votuar 15% dhe jo 19.4%!

Partia Demokratike sërish ka akuzuar KQZ-në se ka manipuluar pjesëmarrjen e qytetarëve me të drejtë vote në zgjedhjet e ditës së sotme.
Në një deklaratë për mediat sekretari për Çështjet zgjedhore në PD, Ivi Kaso, është shprehur se shifrat që publikon KQZ në lidhje me pjesëmarrjen në votime në rang vendi pasi sipas PD-së shifra reale është rreth 15 për qind dhe jo 19.4% sa e ka publikuar KQZ-ja.
Gjithashtu në fjalën e tij Kaso ka paralajmëruar KQZ-në se do mbajë përgjegjësi ligjore për abuzimet me pjesëmarrjen fiktive.
“Në rang vendi kanë votuar vetëm 15% dhe jo aq sa thotë KQZ e paligjshme, me katër anëtarë. Që nga votuesit që votojnë disa herë, tek komisionet e votimit me një anëtrarë, tek kërcënimet ndaj votuese e deri tek mbushja efektive e kutive. Paniku e ka shtyrë Ramën drejt manipulimit flagrant ët numrit të votuesve. Por kjo nuk e shpëton nga ajo që e dinë të gjithë: Shqiptarët e kanë refuzuar”.




