Subscribe

Shkrimi me titull, “Shqipëria, vend lider i reformave në Ballkan”, botuar në revistën “The Economist”, për Partinë Demokratike është i paguar me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Grida Duma akuzon se qeveria shpenzon miliona lekë, ndërkohë që mijëra familje shqiptare jetojnë në kushte ekstreme. I menjëhershëm ka qenë reagimi i qeverisë. Në një deklaratë shpërndarë mediave, thuhet se vetëm në Shqipëri ndodh që një parti opozitare të akuzojë qeverinë përse promovon vendin dhe kërkon te nxisë investimet e huaja. Revista “The Economist” është një nga më prestigjiozet në botë, që lexohet nga investitorë dhe vendimmarrës të rëndësishëm. Në numrin special të kësaj reviste që shpërndahet në Samitin e Davosit, promovimi i Shqipërisë është një mundësi e shkëlqyer për të tërhequr investime te huaja të rëndësishme në Shqipëri, që krijojnë më shumë vende të reja pune, nxisin turizmin dhe prodhimin vendas. Në deklaratë thuhet se Partia Demokratike vazhdon të sillet si qeveria e vjetër, me gjuhen urrejtjes, shpifjet dhe baltosjen primitive që nxjerr në pah çdo dite mungesën e lidershipit, të programit e të ideve për Shqipërinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *