Subscribe

Opozita ka akuzuar qeverine se nepermjet nje tenderi korruptiv synon te vendose monopolin e kontrollit të faturimit mbi biznesin, si pasoje e te cilit cdo biznes do te paguaje 600 deri ne 1 mije euro me shume. Dy deputetet Jorida Tabaku dhe Endri Hasa kane dale para medias per te denoncuar nje tender prej 15 milione euro

 

“Qeveria e Ramës ka hapur një tender prej 15 milionë eurosh për monitorimin e sistemit të tatimeve, që përfshin një gamë të gjerë elementesh, duke përfshirë edhe koncesionin e TVSH-së. Ky është një sistem pothuajse identik me atë monitorimit të pikave të basteve, I kontrolluar nga ortakët e Olsi Ramës.’

 

Sipas PD kriteret e ketij tenderi jane përzgjedhur ne mënyre qe atë ta fitojë vetëm një kompani, të cilës i janë dhënë të drejta ekskluzive që të bëjë propozime ligjore për të ndryshuar ligjin e tatimeve.

 

 “Jemi konsultuar me ekspertët më të mirë dhe rezulton se sistemi i ri i pagëzuar si sistemi i menaxhimit dhe kontrollit të faturimit do t’i kushtojë biznesit nga 80-100 milionë euro.  Kjo kosto kolosale do të ndodhë, sepse  me sistemin e ri, qeveria do të detyrojë të gjitha bizneset të ndërrojnë të gjitha pajisjet fiskale dhe sistemet elektronike që kanë në përdorim.”

 

Dhe paralajmërimi i PD ndaj qeverise ka qene i qarte. Tenderi korruptiv për monitorimin online të biznesit nuk do të zbatohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *