Subscribe

Skandal me provimet e maturës shtetërore. Ne ditën e testit te matematikes, dështojnë standardet dhe del teza para përfundimit te provimit. Rreth orës 11.30-12, kur maturantet ndodheshin ne provim, nisma Thurje ka publikuar pyetjet e variantit B te testit. Siç duket edhe nga pamjet, fotot janë bere mbi një banke ne shkolle, ndërsa personi ka pasur te gjithë kohen e mundshme per te fotografuar gjithçka nga pyetja e pare deri tek ajo e fundit e 25-ta. Nuk dihet nëse ka qene mësues apo nxënës personi qe ka nxjerre tezen. Maturantet pasi kane dale nga provimi konfirmuan pyetjet e dala ishin te testit te sotëm. Por krahas këtij skandali, maturante te gjimnazit “Sami Frasheri” ne Tirane tregojnë per Vizion Plus se provimi i matematikes, por dhe ai i letërsisë u kthye ne një pazar te vërtete. Te indinjuar nxënësit e mire, denoncojnë mësuesit dhe inspektoret e Drejtorisë Arsimore se kane qarkulluar zgjidhjet e pyetjeve te provimit, ne klasa ka patur komunikim madje dhe telefona qe funksionin normalisht. Nxënësit nuk pranojnë te identifikohen, pasi i druhen penaliteteve nga shkolla. Zv/ministria e arsimit Nora Malaj e pyetur nga Vizion Plus deklaron nuk është cenuar procesi edhe pse fotot kane dale ne orën 12, pak para përfundimit te provimit. Drejtues te larte te Ministrisë thonë se do te hetojnë rastet e denoncimeve dhe për çdo abuzim do te kete penalitete si per nxënësit, ashtu dhe administratoret. Provimit te matematikes iu nënshtruan 44 mije maturante qe ketë proces per here te pare e kane vetme përmbyllës te shkollës se mesme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *