Subscribe

Në Kosovë është rritur ndjeshëm numri i pacientëve të sëmurë me koronavirus që kanë nevojë për kujdes intensiv. Si rrjedhojë autoritetet shëndetësore janë detyruar që të bëjnë një riorganizim të kapaciteteve spitalore. Drejtori i Klinikës Infektive në Qëndrën Klinike Universitare, Arben Vishaj bën të ditur se kanë mbetur vetëm 7 vende të lira.

 

ARBEN VISHJA

DREJTOR I IKLINIKES INFEKTIVE

“Në Klinikën Infektive kemi filluar me një riorganizim të ri duke funksionalizuar edhe Mjekimin Intensiv në kuadër të Klinikës Infektive dhe ka kapacitet 20 pacientë, përpara kemi pasur kapacitet t’i pranojmë 4 pacientë. Mjekimi Intensiv mbushet që në ditën e parë të funksionalizimit të tij. Kemi gjithsej 112 pacientë të tjerë, të cilët janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive, 92 prej tyre janë me oksigjenoterapi”.

 

Drejtori i Klinikës Infektive sqaron se varianti delta, duke qenë më ngjitës, ka sulmuar sidomos moshat e reja dhe të mesme, ndonëse nuk kanë patur sëmundje shoqëruese.

 

“Në valët e mëhershme kryesisht kemi pasur të prekur mosha të vjetra, të cilat kanë pasur sëmundje tjera shoqëruese. Në ditët e fundit kur kemi një dominim të variantit delta, ne kemi mosha të reja dhe të mesme, të cilët nuk kanë pasur shumë sëmundje bashkë shoqëruese, por si duket ata kanë reaguar në mënyrë të vrullshme ndaj infeksionit ose agresiviteti i pranisë te virusi ka qenë i lartë që ka çuar në dëmtim kaq të madh të shëndetit të tyre”.

 

Në orët e fundit si pasojë e sëmundjes COVID-19 kanë humbur jetën 19 pacientë, një rënie e lehtë krahasuar me ditët e kaluara kur janë regjistruar më shumë se 25 viktima cdo 24 orë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *