Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
04 August 2026
Vizion fokus

Policia shqiptare dhe ajo italiane patrullojnë sëbashku në Durrës,...

I nxehti ekstrem “pushton” Korenë e Jugut, humbin jetën...

Horror në Greqi, djali mban trupin e babait të...

Situatë alarmante në Rriban të Mallakastrës, zjarri i afrohet...

E BUJSHME/ Armando Broja shumë pranë skuadrës me histori...

Ministria e Jashtme e Katarit: Një marrëveshje SHBA-Iran e...

Fund tragjik i kërkimeve për bashkëshortin e ministres italiane,...

Sezoni turistik, policia shton kontrollin në det

Ukraina akuzon Rusinë për krime lufte pas sulmit me...

Zjarret në Francë zbulojnë qindra predha të Luftës së...

Pavarësisht krizës energjetike, Belgjika mbyll reaktorin bërthamor

23 Shtator 15:41

Belgjika më 23 shtator ka vazhduar me planin për të mbyllur një reaktor bërthamor, pavarësisht thirrjeve që ta rimendojë këtë vendim për shkak të frikës se mund të ketë reduktime të rrymës gjatë këtij dimri.

 

E gjendur midis Francës, që varet nga energjia bërthamore dhe Gjermanisë të varur nga gazi dhe qymyri, Belgjika varet për gjysmën e kërkesës së saj për rrymë nga shtatë reaktorë të vjetruar bërthamorë që operohen nga Engie, kompani franceze.

 

Mbyllja e një prej katër reaktorëve në centralin Doel, në afërsi të Antverpit, është hapi i parë i vendimit të vitit 2003 që shteti të heqë dorë krejtësisht nga reaktorët bërthamorë deri në vitit 2025.

 

Në shkurt, edhe një reaktor në centralin në Tihang, 50 kilometra larg kufirit me Gjermaninë, u mbyll, pasi për dekada me radhë aktivistët kanë kërkuar që Gjermania të ndalë prodhimin e energjisë përmes centraleve bërthamore.

 

Te të dy këta reaktorë më 2012 u gjet se ka disa vrima në disa njësi, që detyroi autoritetet t’i hiqnin jashtë përdorimit.

 

Gjatë këtij muaji është nxitur një krizë politike pasi ministrja e Brendshme, Annelies Verlinden, kërkoi që të shtyhej mbyllja e reaktorëve, duke shkaktuar zemërim në Partinë e Gjelbër.

 

Të Gjelbërit e kishin vendosur si kusht heqjen dorë nga centralet bërthamore kur iu bashkuan koalicionit qeverisës më 2020.

 

Kërkesa e Verlinden u bë në kontekstin e pushtimit rus të Ukrainës dhe ndërprerjeve të furnizimeve me energji për Evropën, që kanë rritur frikën se kontinenti do të përballet me reduktime të energjisë në muajt e ardhshëm.

 

Për më tepër, Franca po ashtu ka rrezik që të përballet me reduktime të rrymës, pasi gjysma e reaktorëve bërthamor të vendit po i nënshtrohen mirëmbajtjes.

 

“Me rrezikun e reduktimeve në Francë gjatë dimrit, me Gjermaninë që po largohet nga energjia bërthamore pavarësisht se po i mbarojnë furnizimet me gaz, ne e dimë se do të përballemi me sfida të mëdha”, tha ish-ministrja belge e Energjisë, Marie-Christine Marghem.

 

Partia e saj, që po ashtu është pjesë e koalicionit qeverisës, po ashtu ka kërkuar që vendi të heqë dorë nga energjia bërthamore.

 

Megjithatë, operatorja shtetërore e energjisë në Belgjikë, Elia, tha se nuk pret që të ketë rrezik të furnizimeve.

 

“Ne kemi kapacitete të mjaftueshme gjeneruese të energjisë për të mbuluar kërkesat”, tha një zëdhënës i Elias.

 

Qëkur Moska nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, kriza energjetike në Evropë është përkeqësuar, teksa evropianët pritet që gjatë këtij dimrit të paguajnë fatura më të shtrenjta për energji dhe disa vende kanë paralajmëruar se mund të ketë reduktime./rel

Posted Under:
Aktualitet Bota Kryesoret
Tagged:
Belgjika kriza energjitike reaktori berthamor

Nga e njëjta kategori

I nxehti ekstrem “pushton” Korenë e Jugut, humbin jetën 19 persona

më shumë...

Situatë dramatike nga zjarri në Rriban të Mallakastrës, policia evakuon 15 familje

më shumë...

Dy turistë gjermanë bllokohen në malin e Çikës, nis operacioni i kërkim-shpëtimit

më shumë...

Ministria e Jashtme e Katarit: Një marrëveshje SHBA-Iran e mundur brenda pak orëve të ardhshme

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

7:53

Policia shqiptare dhe ajo italiane patrullojnë sëbashku...

7:41

I nxehti ekstrem “pushton” Korenë e Jugut,...

7:24

Situatë alarmante nga zjarret në vend, ja...

7:20

Horror në Greqi, djali mban trupin e...

7:07

Situatë alarmante në Rriban të Mallakastrës, zjarri...

6:37

E BUJSHME/ Armando Broja shumë pranë skuadrës...

6:32

Situatë dramatike nga zjarri në Rriban të...

6:16

Dy turistë gjermanë bllokohen në malin e...

6:11

Rubio: Kemi përparim në bisedimet me Iranin...

5:40

Dua Lipa dhe Callum Turner bëjnë paraqitjen...

5:09

Ministria e Jashtme e Katarit: Një marrëveshje...

5:07

Kosova heton edhe një vendndodhje tjetër për...

4:57

Fund tragjik i kërkimeve për bashkëshortin e...

4:38

Sezoni turistik, policia shton kontrollin në det

4:34

Përfshihet nga flakët një banesë dykatëshe në...

4:23

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë,...

4:15

Zjarri në Mallakastër del jashtë kontrollit, flakët...

3:59

Ukraina akuzon Rusinë për krime lufte pas...

3:25

Zjarret në Francë zbulojnë qindra predha të...

3:05

Rritje page për gjyqtarët e prokurorët, PS,...

Më të klikuarat

  • Vritet 38-vjeçarja britanike në Athinë, kamerat filmojnë kam...
  • Zjarret katastrofike në Greqi, arrestohet kryebashkiaku në r...
  • EMRAT/ Kush janë të arrestuarit që u përgatitën për të bërë...
  • Mbajti trupin e nënës në frigorifer për tre vite që të merrt...
  • Shpallen non grata dy persona, Bekir Halimit e Valon Belës i...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.