Subscribe

Qeveria Kurti 2 po përballet me një presion të shtuar jo vetëm nga ndërkombëtarët për arritjen e një marrëveshjeje me fqinjin verior, që do të normalizonte marrëdhëniet mes dy vendeve. Por në kushtet kur presidenti Vuçiç përësrit me forcë fjalën “kurrë” për njohjen e Kosovës, kryeministri Albin Kurti me të njëjtën bindje nënvizon se Prishtina është e kthjellët në atë që kërkon.

 

“Për neve marrëveshje përfundimtare është ajo që nuk e ndan njohjen nga Serbia prej ulëses në OKB për Kosovën, pra një marrëveshje e cila e ka vetëm njohjen nga Serbia por që nuk pasohet nga ulësja në OKB ose ofron ulëse në OKB si zëvendësim për njohjen nga Serbia mund të jetë marrëveshje por nuk mund të jetë përfundimtare. Marrëveshja është ligjërisht e obligueshme nga pikëpamja dhe bindja jonë, atëherë kur ajo e ka formën dhe përmbajtjen të një marrëveshje ndërkombëtare sipas kërkesave dhe qëllimeve të konventës së Vjenës për ligjin mbi traktatet“.

 

Kreu i ekzekutivit kosovar shprehet gjithashtu se po bëhen 23 vjet bisedime, gati gjysma me ndërmjetësimin e BE-së, gjë që nuk mund të vazhdojë pafundësisht.

 

“Pavarësia që e kemi është kompromis, pavarësinë nuk e kemi shpallur vitin e kaluar, por para 13 vjetëve, ndërkaq tash e 13 vjet e ka Ahtisarin brenda si kompromis që është dashur ta sjellë një rezolutë të re në Këshillin e Sigurimit të OKB-së por që nuk ndodhi asnjëherë “.

 

E nëse Serbia zgjedh bashkëpunimin me rusët për armatimin e ushtrisë, Kosova mbështetet fort në bashkëpunimin me Amerikën.

 

“Jemi duke zhvilluar një partneritet më të fortë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku së fundmi kemi biseduar me ta për një kontratë për blerjen e dronëve dhe armatimit të teknologjisë së fundit për ushtrinë e Kosovës”.

 

Takimi i radhës Kurti-Vuçiç në Bruksel është vënë në pikëpyetje pas përballjes së parë të parezultat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *