E premte, 13 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Patriot është ai që mbron popullin nga…”/ Kryemadhi tregon bisedën me djalin

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka rrëfyer bisedën me djalin e saj teksa diskutonin për atdhedashurinë dhe patriotizmin.

Gjatë një takimi elektoral me strukturën e partisë në njësinë nr. 1 në Tiranë, Kryemadhi tha se djali i saj i dha një leksion të rëndësishëm, kur iu drejtua që sipas tij patriot është “ai burrë ose  grua që mbron popullin e vet përballë qeverive të saj”.

“Një ditë tek diskutoja me një personazh, i cili nuk ëhstë i rëndësishëm, por është një personazh i rëndësishëm për mua dhe familjen time, një personazh i cili është djali im dhe diskutonim për fjalën heronj patriotë në kuadrin e të gjithë këtyre debateve të kohëve të fundit. Dhe duke diskutuar ky ishte djali im, po flisnim mbi heronjtë dhe patriotët dhe ai më tha: Patriot? Patriot i thashë unë do të thotë të duash vendin tënd, të duash flamurin tënd. Jo më tha mua, unë e shikoj këtë atdhedashuri, patriot më tha mua është ai burrë ose ajo grua që mbron popullin e vet përballë qeverive të saj. Dhe në fakt djali im më dha një mësim shumë të mirë, të mbrojmë sot popullin tonë nga qeveria e saj është patriotizëm. Një qeveri që tjetërson historinë, që detyron fëmijët e popullit të saj të largohen nga Shqipëria, që shkatërron sistemin e saj arsimor, që shkatërron sistemin shëndetësor, një qeveri që ka arrogancë ose neveri për popullin e saj, sigurishtq ë ta mbrosh popullin tënd përballë kësaj qeverie është patriotizëm. I thashë faleminderit Besar, je shumë  i vogël për të më dhënë leksione por më dhe një leksion shumë të mirë, sa u kënaqa aq edhe u ligështova sepse ndjeva kënaqësi që fëmijët tanë e duan vendin.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë