Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi deklaroi se politikanët kanë hapur thesin e gënjeshtrave në prag zgjedhjesh.

 

Duke ju referuar një deklarate të kryeministrit Edi Rama për kandidimin e tij në Durrës, Patozi tha se 25 prilli është një mundësi për t’i refeuzuar ata që mashtrojnë.

 

“Edi Rama paska thënë se do të bashkojë Tiranën me Durrësin dhe për këtë u dashka që ai të bëhet pak durrsak në këto zgjedhje. A thua se kjo bëhet me ndonjë vendim qeverie dhe nuk është iniciativa e lirë e qindra mijëra shqiptarëve, të cilët kanë zgjedhur të jetojnë dhe bëjnë biznes prej 30 vjetësh në zonën më të populluar të Shqipërisë. Përkthimi, në fakt, nuk është kaq i vështirë. “Rilindja” duket që nuk i ka punët mirë në Durrës, por ai po do që të këtë na e shesë si sakrificë të vetën për kombin. Nuk ka nevojë të lodhet kaq shumë, se ia njohim “nderin”. Por kjo është një tjetër provë e qartë se asgjë nuk ka ndryshuar dhe kështu do të vazhdojë deri më 25 prill. Ata kanë hapur thesin e premtimeve dhe të gënjeshtrave me ngjyra dhe nuk do të ndalen deri në ditën e fundit të fushatës. Me shpresën se do të na e hedhin edhe kësaj radhe. Edhe ata të tjerët nuk do të mbeten mbrapa, sepse të njëjtës racë u përkasin. Ndaj edhe duhen refuzuar si një paketë mashtruese më 25 prill”, tha Astrit Patozi në “Facebook”. 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *