Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi reagoi për propozimet e Partisë Demokratike për reformën zgjedhore. Përmes një postimi në “Facebook”, Patozi tha se diçka po “luhet” që kjo reformë të dështojë.

 

“Po kërkohet një “kopil” për dështimin e reformës. Qofsha i gabuar, por duket sikur po bie që tani era e keqe e dështimit të reformës zgjedhore. Debati që ka nisur mes sherrxhinjve të përhershëm nuk ka të bëjë me çështje të Kodit Zgjedhor apo të sistemit politik, por me sa duket po zhvillohet për t’i ngecur kundërshtarit faturën. Ose me popullorçe “kopilin” në prehër. Dhe këtu nuk është fjala për 15 marsin, sepse është e sigurt që atëherë nuk do të ketë ndonjë produkt, por kam frikë se duhet të përgatitemi për më të keqen, që të mos ketë reformë fare, ose parlamenti të votojë ndryshime të papërfillshme, të cilat nuk e prishin qetësinë e statuskuosë. Edhe polemikat e sotme në këtë dritë duhen parë. Është e qartë se po shpiken arsye për të mos rënë dakord në tavolinë Oerdi me Damianin, ndërkohë që Edi dhe Luli janë në të njëtën gjatësi vale, kur vjen puna për mosndryshimin, edhe pse në distancë.”

 

 

Kreu i opozitës Lulzim Basha propozon reformë radikale të sistemit zgjedhor.  Ai kërkon kontroll të plotë kushtetues dhe ligjor mbi kandidatët, që të jenë të pastër dhe me integritet. PD propozon edhe Parlament me dy dhoma.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *